Pershkrim i CPDE
|
Qendra Shqiptare per Edukimin per Paqe dhe Çarmatim (ACPDE) u krijua fillimisht per te koordinuar projektin e Kombeve te Bashkuara dhe te Apelit te Hages per Paqe ne Shqiperi. Misioni i saj eshte te nxise edukimin per paqe permes perhapjes se vlerave te qytetarise, dinjitetit njerezor, tolerances, solidaritetit, barazise gjinore, drejtesise shoqerore, paqes dhe te drejtave te njeriut. Ne synojme te krijojme forumet dhe proceset e duhura per nxitjen e edukimit per paqe dhe çarmatim ne Shqiperi.
Per te permbushur misionin e saj, ACPDE perpiqet te arrije objektivat e meposhtme:
- Te nxise nismat ne shkollat dhe komunitetet lokale per edukimin per paqe, tolerance, te drejtat e njeriut, dhe drejtesi shoqerore ne Shqiperi
- Te krijoje nje rrjet me te rinj qe mbartin keto vlera
- Te trajnoje aktiviste ne fushat e edukimit paqesor, edukimit per te drejtat njerezore, zgjidhjes se konflikteve
- Te nxise veprimin vullnetar dhe komunitete te forta lokale
|
Me interes per juKy artikull eshte shfaqur 623 here. Ndryshimi i fundit i eshte bere me 2004-10-04.

|