Aktivitetet ne Gramsh
Projekt mbi edukimin per çarmatim, paqe dhe demokraci ne shkollat e mesme:
Trajnim i mesuesve mbi edukimin per paqe dhe çarmatim dhe integrimin e tij ne fusha te vecanta akademike.
- Asistim ne krijimin e gazetes se shkolles e cila fokusohet ne publikimin e historive mbi misionin e mbledhjes se armeve, alternativave ndaj akteve te dhunshme si dhe ndertimit te marredhenieve me njerezit.
- Asistim ne rritjen e bashkepunimit ndermjet studenteve te zonave rurale dhe atyre urbane si dhe shfrytezimin e zonave te konfliktit me destinacion kthimin e tyre ne fusha sportive te perdorshme nga nje publik i gjere.
- Ndihme ne pajisjen e laboratoreve te kompjuterave ne shkollat e mesme te rajonit me lidhjen me internet, me qellim shkembimin e informacioneve dhe mesimeve mbi edukimin per paqe dhe çarmatim.
- Mbeshtetje ne ndertimin e nje sistemi pjesemarres te qeverise se studenteve, krijimin e aktiviteteve ndermjetesuese per studentet si dhe studimin per zgjidhjen e konflikteve.
Lidhje ndihmese me librarine publike me qellim pajisjen me volume edukimore per paqe dhe çarmatim.
Ngritja e Qendres se Artit dhe Kultures e cila merret me promovimin e paqes, çarmatimit dhe tolerances nepermjet artit, duke mbeshtetur projektet qe lidhen me temat e mesiperme organizuar nga Pallati i Kultures dhe nga Qendra Kulturore e Femijeve.
Aktivitetet ne Shkoder
- Identifikimi i grupit menaxhues ne Shkoder
- Shkembim eksperience ndermjet Gramshit dhe Shkodres
- Trajnim i trajnuesve dhe mesuesve nga shkollat e perzgjedhura te rajonit ne: debat, aftesi komunikuese, aftesi te zgjidhjes se konflikteve dhe aftesi drejtuese, si pjese e metodave te edukimit per paqe dhe çarmatim.
- Organizim i debateve dhe diskutimeve publike mbi temat: toleranca, paqja, çarmatimi, zgjidhja e konflikteve, te Drejtat e Njeriut; keto aktivitete u mbuluan edhe nga mediat lokale ne Shkoder.
- Lehtesim ne organizim dhe mbeshtetje te aktiviteteve edukative dhe çlodhese sic jane olimpiadat ne fushen e filozofise, artit, literatures dhe te lendeve te tjera shoqerore me qellim nxitjen e tolerances, paqes, çarmatimit, zgjidhjes se konflikteve dhe te drejtave te njeriut.
- Organizim i seminareve dhe aktiviteteve sensibilizuese mbi çeshtjet gjinore pasi ato lidhen me perdorimin e armeve dhe reduktimin e konflikteve.
- Drejtimi i projekteve me teme çarmatimin organizuar nga parlamenti rinor i Shkodres.
- Bashkepunimi mbi çeshtjet e çarmatimit dhe te paqes me qeverite studentore dhe organizma te tjera shkollore ne rajon.
- Organizim i aktiviteteve te perbashketa ndermjet shkollave mbi temat e lartpermendura.
Rezultatet e pritshme per te gjithe
Trajnim i nje stafi mesuesish prej 10 vetash si dhe 2-3 koordinatoreve te cilet nga ana e tyre do tu mesojne studenteve dhe komunitetit edukimin per paqen.
Shkembim eksperience ndermjet dy zonave, Gramshit dhe Shkodres, me qellim identifikimin e pervojave me te mira.
Rritje e tolerances dhe mirekuptimit e pasqyruar ne sjellje me pak te dhunshme verejtur sidomos ne institucionet arsimore.
Hartimi i moduleve trajnuese dhe udhezimeve ne lidhje me edukimin per paqe dhe çarmatim mbi traditen dhe kulturen kombetare.
Perkthim dhe/ose adaptim i materialeve mesimore te APGJH (Apeli per Paqe i Gjykates se Hages) |