Tirane
Anetaret me te rendesishem te skuadres ne Tirane jane Elton Skendaj, koordinator i projektit dhe Gerti Veshaj, asistent i projektit. Ne u kerkuam ndihme nenkontraktuesve ne Tirane per trajnimet tona. Trajnimet e mesuesve u sponsorizuan dhe mundesuan nga OJQ dhe sektore akademike, nga Fakulteti i Shkencave Shoqerore, Universiteti i Tiranes, Instituti per Studimet Pedagogjike, Fondacioni per Zgjidhjen e Konflikteve dhe Ripajtimit si dhe trajnues nga Qendra e Gruas.
Gramsh
Projekti yne ka trajnuar rreth 12 mesues te cilet na ndihmojne shume ne organizimin e aktiviteteve artistike te shumllojshme ne ambjentet e shkollave. Studentet me te cilet punojme ngushte i perkasin tre grupeve kryesore: a) qeverise se studenteve, b) klubit te debatit dhe c) gazetes se shkolles. Ne mendojme se duke punuar ngushte me keto kategori nxenesish do te krijojme premisat per nje shkolle me te hapur ndaj projektit per edukimin per paqe. Gjithashtu jemi duke bashkepunuar me Qendren e Femijeve, se ciles i kemi dhuruar nje sistem fonie shume te mire, dhe me Qendren Kulturore e Biblioteken Publike ne te cilen kemi investuar per pajisjen me tastiere elektronike dhe per ngritjen e nje librarie te hapur. Drejtueset e dy qendrave te lartpermendura jane Leme Kishta dhe Leidi Shqiponja. Jemi te lumtur qe Znj. Luljeta Dollani, ish Kryetare e Bashkise se Gramshit pranoi postin e ri te saj si koordinatore e projektit ne Gramsh. Emerimi i Znj. Dollani u be me 15 Maj 2004.
Shkoder
Koordinatori i projektit ne Shkoder, Kole Shiroka, eshte edhe drejtor i shkolles “Jordan Misja” ne kete qytet. Projekti yne ka trajnuar rreth 12 mesues te cilet na ndihmojne ne organizimin e aktiviteteve artistike ne ambjentet e shkollave. Po ashtu si ne Gramsh, studentet me te cilet punojme ngushte i perkasin tre grupeve kryesore: a) qeverise se studenteve, b) klubit te debatit dhe c) gazetes shkollore.
Partnere strategjike
Instituti per Studime Pedagogjike, instituti pergjegjes per sistemin edukimor nen vrojtimin e Ministrise se Arsimit, ka perfshire ne listen e programeve edukimore ndermjet shkollave te mesme ne vend, manualin tone edukimor per paqen. Drejtoresha e Drejtorise Arsimore ne Tirana, Majlinda Keta, nje nga personat qe kane ofruar kontributin e tyre ne projektin tone, ka kerkuar qe manualet tona te perdoren per te trajnuar edhe mesuesit e sapoemeruar ne detyre ne shkollat e Tiranes. |