Aktivitete dhe Arritje
Aktivitetet e organizuara nga projekti Debat mbi Edukimin per Paqe dhe Çarmatim ishin:
- Krijimi dhe Publikimi i paketes studimore kerkimore
- Drejtimi i dy trajnimeve me klubet e debatit te Shkodres dhe Gramshit mbi çeshtjet e projektit
- Organizimi i dy turneve lokale te debatit mbi politikat, me temen: Qeveria duhet te marre masa me te rrepta kunder armeve te lehta.
- Organizimi i nje turneu debati mbarekombetar mbi politikat vendore
Publikimi i paketes studimore kerkimore
Gjate muajit tetor 2003 skuadra e punes perfundoi nje kerkim i cili bazohej ne dy shtylla. E para ishte mbledhja dhe perzgjedhja e informacioneve dhe materialeve nga interneti, revista dhe burime te tjera te medias se shkruar, mbi çeshtjet ligjore per kontrollin e armeve dhe te edukimit per paqe. Shtylla e dyte kishte te bente me specifikat, artikujt, faktet dhe shembujt qe deshmonin zbatimin e programeve dhe strategjive per kontrollin e perhapjes se armeve. Paketa studimore kerkimore u pregatit ne kete menyre, u rishikua permbajtja e saj me kujdes dhe u vu ne botim. Nepermjet kesaj pakete studenteve u jepen mundesi me te mira informimi mbi çeshtje te tilla; keshtu studentet fitojne besimin ne vetvete ne debatet mbi keto ceshtje.
Drejtimi i dy trajnimeve me klubet e debatit te Shkodres dhe Gramshit mbi çeshtjet e projektit si dhe turneu i debatit mbi politikat lokale
Dy seminaret trajnuese dhe turnete e debatit mbi politikat lokale u organizuan respektivisht ne qytetin e Shkodres dhe ne ate te Gramshit. Dy skuadrat e trajnuesve te Shoqates Kombetare te Debatit udhetuan drejt dy qyteteve per te drejtuar seminaret trajnuese dhe turnete e debatit ne datat si me poshte:
Gramsh 14 dhe 15 Nentor Numri i pjesemarresve: 30
Shkoder 13 dhe 14 Nentor Numri i pjesemarresve: 40
Ditet e para te aktivitetit debatuesit dhe vezhguesit u trajnuan mbi teknikat e debatit duke vene ne vemendje te veçante temen e debatit dhe duke e lidhur ate me çeshtjet qe dalin si rrjedhoje e problemeve lokale. Turneu zhvillon aktivitetin e tij te debatit gjate diteve te dyta.
Turneu mbarekombetar i debatit mbi politikat vendore
Skuadrat lokale te Debatit ne Shkoder dhe Gramsh sebashku me 5 skuadra te tjera nga shkollat e mesme te kryeqytetit, u takuan ne ambjentet e Chateau Linza ne Tirane, ku u zhvillua edhe turneu mbarekombetar i debatit mbi politikat vendore, nga datat 21 deri ne 23 Nentor 2003. Tema e debatuar ishte: Qeveria duhet te marre masa me te rrepta pr kontrollin e armeve te lehta. Gjate dites se pare, perveç akomodimit te pjesemarresve, u kryen edhe nje sere trajnimesh si:
- Sesione trajnimi mbi çeshtjet e çarmatimit
- Sesione trajnimi ne formen e debatit: mendim kritik, argumentim dhe mbrojtje e mendimeve personale perpara nje publiku te gjere
Te shtunen u organizuan 6 sesione debatesh, tre prej te cilave ishin te parat dhe ishin eliminatore, duke vazhduar keshtu me cerekfinalen, gjysemfinalen dhe finalen.
Vetevleresimi i rezultateve
Vetevleresimi i projektit u bazua mbi dy fusha kryesore: grupi i synuar dhe treguesit e pjesemarrjes ne debat dhe te cilesise se raundeve debatuese. Grupin e synuar e perbenin 130 te rinj pjesemarres ne debat dhe 150 te tjere qe ndoqen aktivititetin si vullnetare, kerkues dhe ndihmes. Niveli me te cilin u prezantuan studentet ne debat ishte mjaft i kenaqshem, deshmi kjo e perfitimeve akademike dhe zgjerimit te njohurive te studenteve mbi çeshtjet e çarmatimit.
Grupin e dyte te synuar e kane perbere te rintje dhe perfaqesues te shoqerise civile te cilet ishin pjese e audiences gjate 2 turneve te debatit ne nivel lokal. Cilesia e debatit u rrit nga raundi ne raund duke arritur nivelet me te larta ne çerekfinale dhe gjysemfinale. Nje shembull i debatit eshte dhene me poshte:
Skuadra pro: Çeshtja: Mbajtja e armeve ne menyre te paligjshme rrezikon sigurine e jetes dhe inkurajon krimin.
Ngjarja ne shqyrtim: Kriza e 1997 kur depot e armeve u vodhen ne menyre masive
Zgjidhja e propozuar: Permiresim i zbatimit te ligjit duke ngritur edhe struktura çarmatuese. Rritje e vetedijes se publikut nepermjet aktiviteteve te OJQ dhe te medias. Ftohet qeveria lokale te angazhohet ne kete plan. Brezi i ri do te edukohet me mentalitetin anti-arme.
Kohezgjatja: 1 vit
Kostot: Fondet qe do mundesojne zbatimin e propozimit do te dalin nga buxheti i shtetit. Policia shteterore e cila do te ngreje strukturat çarmatuese do te vazhdoje te kete te njejtin buxhet te akorduar nga shteti. Masat ne arsim do te merren nga Ministria e Arsimit dhe do te mbulohen financiarisht nga po ky institucion. Priten te behen edhe marreveshje te veçanta me median.
Avantazhet e ketij plani:
- Siguri me e larte e jetes
- Nxitje e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian
Deri tani, puna e OJQ-ve, e medias dhe e shtetit ne nxitjen e çarmatimit eshte e pamjaftueshme. Armet vrasin jetet njerezore dhe duke i mbledhur ato ne shpetojme keto jete.
Skuadra kunder: Ne biem dakort me paraqitjen e problemit dhe shkaqet qe e shkaktojne ate. Gjithsesi, nuk mund te leme menjane faktin se mbajtja e armeve behet edhe per vetembrojte dhe ne raste te ndryshme mbajtja e tyre behet e rendesishme dhe madje edhe e ligjshme. Plani i skuadres pro konsiston ne fuqizimin e ligjit ne vend dhe ne pranojme se shteti ka shume per te bere ne kete rruge. Gjithsesi duhet permendur fakti se qeveria ka arritur deri diku sukses ne mbledhjen e armeve dhe se plani i ofruar nga skuadra kundershtare nuk ofron risi pasi jeta ne Shqiperi nuk eshte me e rrezikuar si ne vitin 1997. |