Sfida e ndalimit te perdorimit te armeve te lehta nepermjet edukimit
Ditet e sotme bota po perballet me nje nga sfidat me te medha humanitare sic eshte rritja e ndjeshme e perdorimit dhe e prodhimit te armeve te lehta. Konferenca e Kombeve te Bashkuara mbi Fenomenin e Tregtise se Paligjshme te Armeve te Lehta e Vrojtuar ne te Gjitha Aspektet, e cila u mbajt ne Qershor te vitit 2001, trajtoi problemin dhe e ngriti ate ne nje nivel nderkombetar. Kjo konference u parapri me Panelin e Eksperteve te Qeverise ne Çeshtjet e Armeve te Lehta ne 1997, raporti i pare i ketij lloji i Kombeve te Bashkuara.
Programi i Veprimit per Parandalimin, Luften dhe Çrrenjosjen e Tregtise se Paligjshme te Armeve te Lehta, i ndermarre nga Konferenca e Kombeve te Bashkuara, shenoi hapin e pare drejt gjetjes se zgjidhjeve te ketij problemi ne nivel kombetar, rajonal dhe me gjere. Ne raportin e Sekretarit te Pergjithshem te OKB, sikurse dhe ne raportet e tjera mbi planin e realizimit te synimeve te kesaj organizate, te vena ne dukje ne Samitin e Mijevjecarit, iu dha rendesi te vecante ndalimit te prodhimit ne nivel boteror te armeve te lehta si dhe ndezjen e drites jeshile per zbatimin e programit te veprimit Programit te Aksionit.
Departamenti i Çeshtjeve te Çarmatimit filloi aktivitetin e çarmatimit te armeve te lehta me te parin mision te suksesshem, ate te Planit te Çmobilizimit dhe Riintegrimit me 1996 ne Timbuktu, Mali. Ne kete nisme u mbajt edhe ceremonia “Flaka e Paqes” e cila konsistonte ne djegien e me shume se 2 000 armeve te mbledhura nga ish guerrilasit vendore. Qe nga ajo kohe, ne kontribut te vazhdueshem per paqen dhe sigurine nderkombetare, departamenti ka rritur ndjeshem aftesite per krijimin e projekteve per mbledhjen e armeve ne ato vende qe e kerkojne kete. Ne mbeshtetje te ketyre perpjekjeve jane stimuluar dhe asistuar levizjet popullore me synim rritjen e vullnetit kombetar per çarmatimin, mbledhjen e pajtimin e paleve ne konflikt si dhe rimekembjen e vendit. Nje aktivitet i ngjashem me ate te ceremonise “Flaka e Paqes” ishte dhe ai i mbajtur ne Agadez te Nigerise ne Shtator te vitit 2000; ky aktivitet perben nje nga objektivat ne procesin paqeruajtes te vendit. Aktiviteti u pasua nga nje fushate e gjere vendore me qellim pjesemarrjen ne Ndalimin e Import-Eksportit dhe Prodhimit te Armeve te Lehta ne Afriken Perendimore, marreveshje kjo qe mban firmen dhe miratimin e Krereve te Shtetit ose te Qeverise se Komunitetit Ekonomik te Shteteve te Afrikes Perendimore (ECOWAS).
Ne Shqiperi Departamenti i Çeshtjeve te Çarmatimit ne bashkepunim me PNUD-in ne te parin projekt dypalesh ne Gramsh arriti te mbledhe ne vitin 1998 80% te armeve, eksploziveve dhe armatimeve te tjera te vjedhura nga arsenalet qeveritare nje vit me pare. Civileve dhe ish-guerrilasve qe kane qene protagoniste te ngjarjeve paskonfliktuale u jane ofruar vende publike pune siç jane ato te ndertimit te rrugeve, rehabilitimit te shkollave, instalimin e ndricimit rrugor dhe telefonave publike. Sipas zyrtareve lokale, atmosfera e ashtuquajtur “pazari i armeve” e cila ka trazuar Gramshin ne vitin 1997, tashme nuk ekziston me. Programi i veprimit propozuar nga Konfereca e Kombeve te Bashkuara ne vitin 2001 ka nxitur shtetet te zbatojne programe te tilla kudo ku ka mundesi. Departamenti i Çeshtjeve te Çarmatimit se bashku me organizma te tjera te OKB dhe me shtetet dhuruese te programeve te tilla, po perqendrojne dhe me tej vemendjen ne ndihmesen ndaj shteteve qe zbatojne programe te tilla.
Departamenti propozon te permiresoje dhe me tej punen per mbledhjen e armeve dhe veprimtarite e tjera te lidhura me te permes zbatimit te programeve edukimore mbi paqen ne zonat ku grumbullimi i armeve eshte arritur plotesisht, ose eshte ne proces e siper. Programet edukuese per çarmatim kane qene gjithnje pjese e misionit te DDA por zakonisht kane marre formen e fushatave informuese mbi armet e shkaterrimit ne mase. Programi i Veprimit njohu nevojen per programe te cilat kishin per synim edukimin dhe ndergjegjesimin e publikut mbi demet qe sjell prodhimi i armeve te lehta. Qe prej marsit te vitit 2001, nje Grup Qeveritar Ekspertesh eshte mbledhur per te pregatitur nje studim mbi edukimin per çarmatim dhe ndalimin e prodhimit te armeve te lehta, studim ky i cili do t’i paraqitej Asamblese se Pergjithshme ne Shtator te vitit 2002. Rekomandime mbi integrimin e edukimit per çarmatim ne situatat pas konfliktuale do te perfshihen ne kete projekt-studim si nje kontribut per te parandaluar kthimin dhe zhvillimin e konflikteve. Me themelimin e modeleve te sukseshme mbi mbledhjen e armeve dhe ne saje te nevojes se ketyre programeve per pjesemarrje dhe mbeshtetje te shoqerise, eshte plotesisht e pershtatshme sipermarrja e ketyre iniciativave jo vetem per menjanimin e perdorimit te armeve dhe te dhunes te ushtruar me keto mjete, por edhe per te ndertuar iniciativa edukimore afatgjata me qellim krijimin e marredhenieve jo te dhunshme ndermjet te rinjve.
Edukimi mbi alternativat jo te dhunshme ne trajtimin e konflikteve, ne ambjentet shkollore dhe ato jashteshkollore, perfaqeson te vetmen menyre te suksesshme te ditur deri me sot per te mos lejuar rikthimin ne skene te armeve te mbledhura, fenomen i cili do te vinte ne rrezik paqen dhe sigurine rajonale si dhe ate nderkombetare.
Per kete qellim DDA kerkoi mbeshtetjen e Apelit per Paqe te Gjykates se Hages. Kjo e fundit eshte nje praktikuese me eksperience ne zhvillimin e programeve edukimore mbi paqen, dhe si e tille bashkepunon me shoqerine civile ne gjetjen e alternativave efikase dhe afatgjata ndaj luftes dhe dhunes. APGJH eshte ne qender te nje rrjeti te gjere te edukimit dhe veprimit per paqe me rrenje te thella ne shoqerine civile.
Me mbeshtetjen e grantit te dhuruar nga Fondacioni i Kombeve te Bashkuara gjate nje periudhe gjashtemujore, DDA dhe stafi i Apelit te Gjykates se Hages per Paqe u konsultua me disa organizata me veprimtari mbi edukimin per paqe ne Shqiperi (Gramsh dhe Shkoder), Kamboxhia (rajoni i Kampong Chhnang), Nigeri (N’guigmi) dhe ne Peru (Lima). Perfaqesuesit e projektit u takuan me personalitete te larte te shteteve perkatese, me udheheqes te institucioneve, ne veçanti te atyre qe kishin te benin me femije dhe te rinj. Suksesi i projektit per mbledhjen e armeve rriti entusiazmin e stafit per te vazhduar edhe me tej me fuqizimin e menyrave paqesore te jeteses nepermjet edukimit mbi paqen dhe programeve te tjera edukimore qe lidhen me te. Ne secilin vend zbatimi u identifikuan partnere nga gjiri i organizatave me te cilat u takuam. Programi per edukim per paqe qe po propozojme ketu rrjedh drejtperdrejt nga nevojat dhe mundesite e shoqerive ku ai po zbatohet. |