Investime te tjera ne infrastrukture
|
Ne muajin Qershor te vitit 2003, projekti yne dhuroi 11 kompjutera te rinj, printera dhe enciklopedi ne CD per perdorim te gjere ne laboratorin e shkolles ne Gramsh, biblioteken publike te qytetit dhe per koordinatorin e projektit ne qytetin e Shkodres. Investimet e kryera kane ndikuar pozitivisht ne realizimin e projektit ne vazhdim. Nje vemendje e veçante iu kushtua dy shkollave verore. E para, “Drejt nje Kulture Paqesore” u mbajt nga data 21 deri 26 Korrik 2003 dhe kishte per pjesemarres 25 studente anetare te klubit te debatit, qeverise se studenteve dhe grupeve botuese te gazetave te shkollave ne Gramsh dhe Shkoder. Seminaret trajtuan temat e pjesemarrjes civile ne shkolle dhe ne shoqeri, nepermjet metodave te Teatrit te te Shtypurve.
Dy studentet me te mire te projektit moren pjese ne shkollen verore ballkanike “Instituti i udheheqjes rinore”, me ndihmen e nje organizate amerikane te lidhjes rinore ne Ballkan. Eksperiencat nder-etnike dhe ato te fituara nga bashkimi i kulturave te ndryshme ne kete aktivitet, i pajisen studentet shqiptare me ide te reja te cilat do te vihen ne jete ne komunitetin e shkolles se tyre. Pervec te tjerash, ato krijuan miqesi te verteta me studentet e tjere te rajonit.
Shkolla e dyte verore mbi “Zgjidhjen e Konflikteve dhe Tranformimin” mblodhi 22 mesues nga Gramshi dhe Shkodra nga data 2 deri 7 Shtator. Projekti bashkepunoi me trajnues nga Fondacioni per Zgjidhjen e Konflikteve per realizimin e ketij aktiviteti. |
Ky artikull eshte shfaqur 213 here. Ndryshimi i fundit i eshte bere me 2004-09-24.

|