|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Lista e aktiviteteve te projektit kryesor
|
Ky projekt eshte ideuar mbi nje rezerve te gjere eksperiencash ne zhvillimin e programeve efikase edukimore mbi paqen. Eksperienca eshte mbledhur nga pjesemarrja ne Apelin e Hages per Paqe dhe nga mesimet e nxjerra nga Fushata Boterore per Edukimin mbi Paqen. Ne vijim, ne disa raste eshte bashkepunuar me UNICEF-in, i cili ka pervoje ne aktivitete edukimore pilot ne Kosove, Liberi, Somali dhe Taxhikistan. Ne secilin nga keto raste eshte deshmuar se zvogelimi i dhunes arrihet ne menyre me te suksesshme kur ngrihet dhe mbahet ne kembe angazhimi publik. Edhe pse nuk jane akorduar fonde nga qeverite e shteteve mikpritese per programet edukimore mbi paqen, eshte vene re se nuk mungojne iniciativa te tilla te cilat mbeshtesin edhe me shume partneritetin mes DDA dhe Apelit te Hages.
- Nje nga perpjekjet me te shenuara eshte ajo e ndermarre ne Nigeri, ku ne vitin 1994 qeveria vendase themeloi Komitetin Kombetar per Mbledhjen dhe Kontrollin e Armeve te Paligjshme, duke implementuar Moratoriumin e ECOWAS.
- Ne Lima te Peruse ekzistojne edhe dy partnere te forte te edukimit mbi paqen. E para eshte Brigada e Vullnetareve Bolivareze te Peruse, nje organizate shoqerore e drejtuar nga te rinjte per trajnimin e moshave te reja ne aftesite drejtuese. Nga peseqind deri gjashteqind te rinj bejne pjese ne grupet e sherbimeve sociale ne qytet. EDUCA eshte partneri i dyte i cili punon me mesuesit dhe ka hapur qendra burimesh te edukimit ne lagjen me te madhe te qytetit, ne San Juan de Lurigancho.
- Nje nga iniciativat me te rendesishme te nderrmara nga nje OJQ ne Shqiperi eshte Shoqata Shqiptare Kombetare e Debatit e cila ka per qellim informimin dhe stervitjen e te rinjve vendas qe te mendojne ne menyre kritike. Udhezimet e edukimit mbi paqe jane perdorur si baza kerkimore dhe studimi rreth ceshtjeve kontradiktore duke i lene radhen keshtu organizimit te sesioneve debatuese neper shkolla.
- Ndersa ne Kamboxhia, organizata me e rendesishme eshte Grupi i Punes mbi Pakesimin e Armeve, qe organizon projekte edukimore me synim rritjen e ndergjegjesimit ndaj minave.
Programi i propozuar edukimor mbi paqen dhe çarmatimin bazohet mbi eksperiencat e fituara nga kontakti me publikun si dhe nga historite gojore te praktikave qe i perkasin se kaluares se zones. Si i tille, programi do te zbuloje dhe zgjeroje praktikat me te mira per tu vene ne jete ne komunitetin e shtetit mikprites. Pedagogjia e ndjekur do jete ajo e pjesemarrjes aktive qofte e studenteve, ashtu edhe e anetareve te komunitetit me synim gjetjen e rrugeve te zgjidhjes se konflikteve ne menyre paqesore dhe jo me arme. |
Me interes per juKy artikull eshte shfaqur 520 here. Ndryshimi i fundit i eshte bere me 2004-09-22.

|
|
|
|
|
Copyright © 2004 CPDE Albania. Te gjitha te drejtat te rezervuara. Me perjashtim te rasteve te specifikuara ne faqe te vecanta, materialet ne kete site mund te perdoren per qellime edukative apo informimi, por me kusht qe te permendet edhe burimi i tyre.
Faqja e Internetit u krijua dhe mirembahet nga Erion Elmasllari Software Engineering. Perkthimet e materialeve nga Ejona Shundi.
|