CPDE logo/logo e CPDE CPDE
Qendra per Edukimin per Paqe dhe Çarmatim
Hague appeal for peace logo/logo e Apelit te Hages per Paqe UN logo/logo e Kombeve te Bashkuara
*lajme
Mesuesit Marrin Certifikata si Edukatore te Paqes
Trajnim ne Shkoder per perdorimin e kompjuterit
Aktivitete sportive ne Shkoder
Sukseset e Implementimit te Projektit
Publikohet manuali i edukimit per paqe dhe çarmatim
Gazetat e shkollave
Gjykata e improvizuar ne Shkoder
Aktivitete te tjera ne periudhen Shkurt-Gusht 2004
Kapercimi i ndryshimeve sociale-kulturore
10 Maj, Dita Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut

*artikuj
Raporti pershkrues per Shkollen Verore ne Linze
Veprimtari te CPDE
Pershkrim i CPDE
Sondazh i kryer nga projekti per DDA/APGJH
Telefonat dhe Adresa Postare
Kontaktoni me CPDE
Skuadra jone
Adresat Email
Fjalimi ne OKB mbi Projektin e Edukimit per Paqe dhe Çarmatim
Librat mbi Edukimin per Paqe

Aspekte te tjera te projektit


Analiza mbi grate dhe roli i tyre ne shoqeri

Lufterat me arme te lehta kane rezultuar ne humbjen e jeteve te shume njerezve, kryesisht gra dhe femije. Duke pasur parasysh se jane grate ato qe kujdesen dhe edukojne ne vitet e tyre te para femijet, edukimi mbi çarmatimin dhe eliminimin e armeve i cili do t’u garantonte nje ambjent te sigurte femijeve te tyre, eshte me se i mirepritur nga kjo pjese e shoqerise. Njekohesisht, ato perbejne edhe masen derrmuese te viktimave te para te prodhimit te armeve dhe shkaterrimit te sistemit demokratik qeverises. Se fundmi, rezulton se ne tre shtetet mikpritese te programit paqeruajtes, Shqiperi, Kamboxhia dhe Peru, grate zene perqindjen me te madhe te mesuesve te shkolles fillore dhe asaj te mesme, duke qene keshtu elementet me te rendesishem te mesimdhenies ne keto institucione dhe te programit edukimor mbi paqen. 

Grupet e popullsise te prekur nga ky fenomen

Secili nga shtetet ku programi do te implementohet eshte prekur rende nga aktet e dhunshme. Grupet e popullsise me te demtuar kane qene grate dhe femijet edhe pse ekzistenca e armeve te lehta perben nje barre per te gjithe.

Aspektet shendetesore

Ndikimi ekonomik dhe ai shendetsor tek njerezit si pasoje e dhunes se ushtruar me arme, do te pasqyrohet ne menyre te vecante gjate programit.

Angazhimi i Qeverise Vendase

Ne secilin prej kater shteteve ku do te themelohet projekti i propozuar, qeveria vendase eshte plotesisht e angazhuar ne programet e DDA me fokus ne armet e lehta. Eshte pikerisht edhe suksesi i kesaj nisme qe ka rritur besueshmerine nga pala qeverisese. Ne vijim, kontaktet qe kane mbajtur te dyja palet, perfaqesues te DDA/Apeli i Gjykates se Hages dhe te qeverise vendase, kane qene mjaft frytdhenese ne drejtim te angazhimit dhe ndihmes kushtuar projektit. Zbatimi i ketij programi nuk has asnje pengese, dhe nuk kerkon asnje detyrim  paraardhes, si nga ana e zyrave drejtuese nga ku eshte propozuar projekti, ashtu si edhe nga vendet pritese. 

Gjate periudhes dyvjecare te propozuar per projektin nuk do t’u kerkohet ndihme financiare qeverive te vendeve mikpritese. Nderkohe vazhdimesia e programit me mbarimin e periudhes dyvjecare do t’i mbetet detyre qeverive, te cilat do te mbeshtesin trajnimin e rregullt te mesuesve si dhe implementimin e disa projekteve edukimore jashte-shkollore te pershkruara me poshte. Angazhimi i tyre ne vazhdimesine e programit dhe pershtatjen e tij ne rajone te tjera te vendit eshte gjithnje e me shume i kerkuar. Katedra e mesuesve te trajnuar, pjese e “kapitalit njerezor” te zhvilluar nga programi dyvjecar do te beje te mundur pakesimin e kostove te qeverise vendase ne nismen pas perfundimit te projektit nga organizmat nderkombetare. 



Me interes per ju

Ky artikull eshte shfaqur 246 here. Ndryshimi i fundit i eshte bere me 2004-09-22.

*

Copyright © 2004 CPDE Albania. Te gjitha te drejtat te rezervuara. Me perjashtim te rasteve te specifikuara ne faqe te vecanta, materialet ne kete site mund te perdoren per qellime edukative apo informimi, por me kusht qe te permendet edhe burimi i tyre.

Faqja e Internetit u krijua dhe mirembahet nga Erion Elmasllari Software Engineering. Perkthimet e materialeve nga Ejona Shundi.