CPDE logo/logo e CPDE CPDE
Qendra per Edukimin per Paqe dhe Çarmatim
Hague appeal for peace logo/logo e Apelit te Hages per Paqe UN logo/logo e Kombeve te Bashkuara
*lajme
Mesuesit Marrin Certifikata si Edukatore te Paqes
Trajnim ne Shkoder per perdorimin e kompjuterit
Aktivitete sportive ne Shkoder
Sukseset e Implementimit te Projektit
Publikohet manuali i edukimit per paqe dhe çarmatim
Gazetat e shkollave
Gjykata e improvizuar ne Shkoder
Aktivitete te tjera ne periudhen Shkurt-Gusht 2004
Kapercimi i ndryshimeve sociale-kulturore
10 Maj, Dita Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut

*artikuj
Raporti pershkrues per Shkollen Verore ne Linze
Veprimtari te CPDE
Pershkrim i CPDE
Sondazh i kryer nga projekti per DDA/APGJH
Telefonat dhe Adresa Postare
Kontaktoni me CPDE
Skuadra jone
Adresat Email
Fjalimi ne OKB mbi Projektin e Edukimit per Paqe dhe Çarmatim
Librat mbi Edukimin per Paqe

Objektivat dhe strategjia e programit


Objektiva dhe Aktivitete

Objektivi kryesor i programit te propozuar “Edukim mbi Paqen dhe Çarmatimin” eshte te ofroje kontributin e tij ne transformimin nga kultura te dhunes ne ate te paqes. Programi fokusohet ne menyre te vecante ne “demilitarizimin” e mendjeve te njerezve dhe ne uljen e nivelit te dhunes – sic eshte ajo e ushtruar me arme- veçanerisht ndermjet te rinjve, fenomen ky i hasur ne komunitetet perkatese te te kater shteteve mikpritese te projektit. Per te arritur kete qellim, projekti i propozuar synon zhvillimin e programeve edukimore mbi paqen per nje shoqeri te gjere, duke studiuar mire nevojat e shoqerise civile. Me ane te kesaj nisme synohet te priten keto rezultate:

  • Zhvillimi i nje projekt-plani efektiv mbi edukimin per paqe duke pasqyruar pervojat lokale, burimet dhe zgjuarsine kolektive te drejtuesve te komuniteteve te ndryshme;
  • Hartimi dhe implementimi i nje programi qe do te sherbeje ne trajnimin e mesuesve gjate procesit edukimor mbi paqen bazuar mbi kete projekt-plan, i cili do t’i ofrohet te gjithe stafit mesimdhenes ne shkollat dhe shtetet perkatese.
  • Perdorimi i stafit mesimdhenes e te projekt-planit mbi edukimin per paqe me qellim integrimin e ketij programi ne shkollat fillore si dhe ato te mesme ne te kater shtetet mikpritese.
  • Hartimi dhe implementimi i nje programi jashteshkollor mbi edukimin per paqe me objektiv komunitetin perreth ne secilin prej shteteve mikpritese te projektit.

Departamenti i Ceshtjeve te Çarmatimit dhe Apeli i Hages kane per synim arritjen e ketyre rezultateve nepermjet aktiviteteve qe do te mundesojne venien ne jete te programeve te pershtashme. Aktivitetet e ketyre programeve pershkruhen me poshte.

Zhvillimi ne komunitet i nje Programi Edukimor mbi Paqen

Ne Shtator te vitit 2002, Koordinatori i Edukimit mbi Paqe do te vizitoje komunitetet ne vezhgim ne secilin prej shteteve mikpritese dhe do te takohet me udheheqes te cilet kane marre pjese ne vizitat studimore te periudhes gjate se ciles do te planifikohet granti. Qellimet dhe objektivat e projektit do te diskutohen edhe me tej duke i lene keshtu mundesine edhe pjesmarresve lokale te deshmojne ose te rikonfirmojne nevojat e tyre.

  • Pergjate gjithe procesit implementues te ketij programi, anetareve te stafit, mesuesve, studenteve dhe nismetareve te tjere do t’u jepen mundesi te shumta takimi ndermjet tyre me qellim reflektimin mbi progresin dhe efikasitetin e programit dhe pershtatjen e programit per te permbushur nevojat ne raste emergjente.
Hartimi i nje Plan-projekti te pershtatshem per Edukimin mbi Paqen

Plan-projekti mbi programin edukimor i cili do te perdoret per trajnimin e mesuesve do te bazohet mbi manualin trajnues te mesuesve, i hartuar nga Fushata Globale e Apelit te Hages per Edukimin mbi Paqe. Libri titullohet “Te mesosh sesi te menjanosh luften: Mesimdhenie drejt nje Kulture Paqesore” dhe ka per autore Prof. Betty A. Reardon ne Universitetin e Kolumbise, si dhe Alicia Cabezudo, drejtuese ne qytetet ku aplikohen projektet, ne Rosario te Argjentines.

  • Plan projekti i edukimit mbi paqen eshte bazuar edhe mbi informacionin e bere te mundur nga UNICEF, UNESCO, Perfaqsuesi Special i Sekretarit te Pergjithshem ne çeshtjet e Femijeve dhe Konfliktitit te ushtruar me arme, Departamenti i Informacioneve Publike dhe DDA. Keto informacione do ti nenshtrohen ndryshimeve me qellim permbushjen e nevojave te shteteve mikpritese.
Trajnimi i Mesuesve te Edukimit mbi Paqen

Dy mesues te projektit prej secilin nga shtetet ne objektiv jane identifikuar gjate kohes se vizitave te DDA dhe stafit te Apelit te Hages. Çdo mesues eshte trajnuar me elementet fillestare te edukimit mbi paqen sic eshte edhe rasti i zgjidhjes se konflikteve. Keto mesues do te kene nje rol kyç ne takimet me komunitetin qe do te zhvillohen ne muajin shtator. Keto takime do t’u sherbejne nder te tjera qe te shkembejne eksperiencat dhe te konsultohen me drejtuesit e komuniteteve ne te cilat ato do te japin mesim.

  • Tete mesuesve te projektit do t’u jepet mundesia te marrin pjese ne nje program trajnimi qe do te mbahet ne Spanje ne muajin nentor. Ky aktivitet eshte pjese e nje plani shtese dhe mbeshtetet financiarisht nga Fondacioni per nje Kulture Paqesore dhe nga Apeli per Paqe i Gjykates se Hages. Programi trajnues do te zhvillohet njekohesisht me aktivitete te tjera sic jane takimet ne rang nderkombetar te edukatoreve te paqes, takime dhe seminare te ndryshme te cilat do te perfshihen ne axhenden ditore te cdo pjesmarresi. Sesionet formale trajnuese do te drejtohen nga anetare te bordit keshillues te Edukimit mbi Paqen ne Bote te Apelit te Hages.
  • Pjesemarresve do t’u kerkohet te modifikojne dhe pershtasin plan-projektet ekzistuese edukimore me qellim permbushjen e nevojave lokale te vendit ku ata veprojne. Mendimi do te perqendrohet ne trashegimine kulturore te vendit, ne legjenda dhe ne folklor si dhe ne eksperiencat e hershme ne trajtimin e rasteve te dhunes ne vend. Me pas pjesemarresit do te shkembejne informacionet e modifikuara duke pasuruar ne kete menyre njohjen dhe praktiken ne kete fushe.
  • Me mbarimin e trajnimit, dy mesues nga cdo zone do te trajnojne mesues te tjere ne shkolla fillore dhe te mesme ne komunitetet e tyre. Ne takimin e ardhshem, organizuar ne dhjetor, priten te marrin pjese pese shkolla nga Lima, dy ose tre nga Shqiperia, dy nga Nigeria dhe dy shkolla nga Kamboxhia.  Nga eksperiencat lokale te meparshme pritet qe trajnimet te kerkojne disa dite te ngarkuara me seminare. Ne te njejten menyre si u organizua trajnimi ne Spanje, ashtu do te behet edhe trajnimi ne vendet mikpritese, duke lejuar asimilimin e plan projektit si dhe pershtatjen dhe modifikimin e saj me nevojat vendase.
  • Gjithashtu, procesi edukimor i mesuesve  qe do te jene ne gatitshmeri te plote do te zgjase pergjate gjithe kohes se planifikuar te programit me takime te shpeshta te pjesemarresve per te reflektuar dhe vleresuar eksperiencat personale. Per shembull, ne Peru programi do te ftoje administratore te institucioneve shkollore dhe mesues qe te marrin pjese ne tre seminare trajnuese ne risite dhe administrimin pedagogjik, ne gjashte vizita vezhguese dhe konsultative neper klasa me qellim vleresimin e praktikes pedagogjike te mesuesve dhe ne tre takime te grupeve keshilluese me qellim asistimin ne praktikat pedagogjike.
Zhvillimi i programeve edukimore mbi paqen ne ambjentet e shkollave

Programi shkollor mbi paqen varion nga nje shtet ne tjetrin dhe perfshin si aktivitetet neper klasa ashtu edhe ato ndermjet shkollave, si jane debatet, seminaret mbi çeshtjet gjinore dhe aktivitetet e sipermarra nga vete qeverite studentore.

Zhvillimi i programeve edukimore jashte-shkollore mbi paqen

Gama e aktiviteteve per nje publik te gjere perfshin shume aktivitete. Disa prej ketyre aktiviteteve do te jene te lidhura me shkollat dhe do te ndermarrin nje shtrirje me te gjere te programeve shkollore edukimore mbi paqen. Te tjerat do te jene te pavarura nga institucionet shkollore dhe do te marrin formen e panaireve te paqes, qendrave edukimore, fushatave mbi paqen ne te gjithe zonen si dhe nje ekspozite e paqes e cila do te mundesoje informimin e publikut me gamen e aktiviteteve. Tema e perbashket e çdo aktiviteti do te jete parandalimi dhe menjanimi i dhunes se ushtruar me arme ne komunitet, objektiv ky i cili do te arrihet nepermjet edukimit mbi paqen per nje shoqeri te gjere.  

Faktoret tregues te progresit

Programi Edukimor mbi Paqen dhe Çarmatimin do te perdore faktore sasiore dhe cilesore per te matur ne menyre sa me te sakte perparimin e tij. Progresi yne do te arrihet vetem atehere kur te jene arritur te kater objektivat, rezultatet e te cilave do te shqyrtohen edhe nga Plani i Implementimit. Perparimi yne ne arritjen me sukses te synimeve te programit, sic perben edhe ulja e nivelit te dhunes vecanerisht ajo e ushtruar nga moshat e reja ne komunitetet nen vezhgim, do te testohet edhe nepermjet standarteve te meposhtme:

  • A ka pasur nje ulje ne matjet statistikore te krimit dhe dhunes ku te perfshire jane femijet dhe te rinjte, vecanerisht ne ambjentet shkollore?
  • A ka pasur nje adoptim te dukshem te teknikave te zgjidhjes se konflikteve ne shkolla dhe me gjere ne komunitet?
  • A kane pesuar rritje te nivelit te tyre akademik studentet qe kane perdorur plan projektin e Parandalimit te Konfliktit dhe Edukimit per Paqe?
  • A ka treguar komuniteti perreth mbeshtetje ndaj vazhdimesise se programit edukimor per paqen edhe gjate vitit te dyte te implementimit te ketij programi? A kane shprehur komunitetet fqinje deshiren e mire per te implementuar edhe tek ata projekte te tilla? Sa eshte numri i mesuesve te regjistruar per trajnimin mbi edukimin per paqe? 
  • A jane pjesemarresit ne programet edukimore mbi paqen entuziaste dhe optimiste pas pjesemarrjes se tyre ne te tilla programe?
 Edukimi mbi Paqen si Katalizator per Ndryshime

Ky program perben ne vetvete nje arritje te re ne metodat edukimore te cilat ndryshojne dukshem nga ato tradicionale autoritare. Programi mbeshtet dhe shpreh ne te njejten kohe deshiren per te ofruar modele demokratike dhe pjesemarrese edukimore te disa prej Ministrave te Arsimit ne vendet perkatese mikpritese. Kjo arritje e re inkurajon parandalimin e konflikteve sepse programi eshte gjithperfshires. Ai u ofron studenteve mundesine e mos-perdorimit te armeve dhe u jep njerezve shpresen per nje te ardhme me te mire si rezultat i fitimit te forcave te reja te besimit ne aftesite e tyre. 

Vazhdueshmeria e Projektit

Vazhdueshmeria e ketij programi dhe e risive te tij do te arrihen te sigurohen  ne menyrat e pershkruara si me poshte: 

  • Ministrite e Arsimit ne te kater shtetet mikpritese kane ofruar tashme deshiren dhe mbeshtetjen e tyre ne vazhdimesine dhe shumefishimin e projektit.
  • Studentet dhe mesuesit nderkohe do te kene fituar eksperince te forte pergjate periudhes dy-vjecare te implementimit te projektit
  • Perfshirja e vullnetareve ne aktivitetet me objektiv nje shoqeri te gjere edhe pas perfundimit te projektit dy-vjecar.
  • Perdorimi i teknologjive te perhapura, si p.sh. radio, te cilat mund te perdoren edhe pas implementimit dy vjecar te projektit.
  • Perpjekje te vazhdueshme ne zhvillimin e partneriteve dhe ne mobilizimin e resorseve njerezore dhe ato teknike.
Ceshtjet ekonomike, ato qe lidhen me shendetin dhe me gruan

Viktimat kryesore te dhunes dhe dhunes me arme zjarri, sidomos kur kjo dhune rrjedh nga konflikte lokale te ashpersuara nga lehtesia e gjetjes se armeve - jane grate dhe femijet.  Nderkohe theksojme faktin se grate si drejtuese te komunitetit kane nje rol kyç ne zhvillimin dhe implementimin e ketij programi edukimor mbi paqen. Se fundmi, nje rritje e stabilitetit te sigurise dhe paqes vendore si rezultat i uljes se nivelit te dhunes me arme te lehta, do te kete pasoja pozitive ne aftesite e komuniteteve per t’u zhvilluar duke rritur keshtu ekonomine dhe gjendjen shendetsore te shtetasve perkates.  

Palet Perfituese nga ky Program

Ashtu sic eshte shkruar edhe me siper, perfituesit e menjehershem te rezultateve qe vijne si pasoje e uljes se nivelit te dhunes se ushtruar me arme te lehta jane studentet dhe mesuesit e komuniteteve lokale. Numri i femijeve dhe te rinjve qe do te marrin pjese ne programin edukimor per paqe varion nga shteti ne shtet. Ne Shqiperi ky numer arrin 1 700, ne Nigeri 600, ne Peru me shume se 1 000. Ne Kamboxhia mendohet se rreth 100 mesues dhe 2 000 studente jane te paret perfitues me pjesemarrjen e tyre ne trajnimet dhe seminaret e ketij programi. 

Perfituesit e tjere, ata qe do t’i quanim dytesore ose indirekte do te jene komunitetet ku do te zbatohet programi ne fjale. Kjo rrjedh jo vetem prej efekteve zinxhir te zvogelimit te dhunes mes femijeve dhe te rinjve qe marrin pjese ne kete program nepermjet shkollave te tyre, por edhe nga ato aktivitete jashte-shkollore dhe jo-formale te projektuar ne program.

Ne Peru projekti i panairit te paqes ne Barrios Altos do t’u sherbeje nje popullate prej 500 000 njerezish. Nderkohe qe ne Nigeri programet edukimore jo-formale perhapen me nje radioje lokale e cila perçon transmetimin e saj ne 50 km siperfaqe me 10 000 banore. Ne Gramsh te Shqiperise, perfituesit dytesore kapin shifren e 100 prinderve, 1200 nxenesve te fillores dhe 200 anetareve te tjere te komunitetit per nje total te barabarte me 1 500 individe. Ne Shkoder ky total arrin deri ne 1 800, me 300 nxenes me shume te cilet vijne nga qyteti dhe fshatrat perreth. Ne te dyja zonat e Shqiperise totali i perfituesve dytesore arrin ne 3 300. Ne Kampong Chnang, eshte parashikuar qe nepermjet spoteve publicitare ne mediat televizive dhe aktiviteteve jo formale edukimore mbi paqen, te perfitojne edhe mbi dy milion njerez te tjere. Ashtu siç eshte vene ne dukje ne seksionin “Aktivitete”, studente, mesues, prinder, dhe anetare te tjere te shoqerise civile do te mund te konsultohen gjate takimeve periodike te sipermarra nga grupe pune mbi edukimin per paqe ne secilin prej shteteve mikpritese.


Me interes per ju

Ky artikull eshte shfaqur 544 here. Ndryshimi i fundit i eshte bere me 2004-09-22.

*

Copyright © 2004 CPDE Albania. Te gjitha te drejtat te rezervuara. Me perjashtim te rasteve te specifikuara ne faqe te vecanta, materialet ne kete site mund te perdoren per qellime edukative apo informimi, por me kusht qe te permendet edhe burimi i tyre.

Faqja e Internetit u krijua dhe mirembahet nga Erion Elmasllari Software Engineering. Perkthimet e materialeve nga Ejona Shundi.