CPDE logo/logo e CPDE CPDE
Qendra per Edukimin per Paqe dhe Çarmatim
Hague appeal for peace logo/logo e Apelit te Hages per Paqe UN logo/logo e Kombeve te Bashkuara
*lajme
Mesuesit Marrin Certifikata si Edukatore te Paqes
Trajnim ne Shkoder per perdorimin e kompjuterit
Aktivitete sportive ne Shkoder
Sukseset e Implementimit te Projektit
Publikohet manuali i edukimit per paqe dhe çarmatim
Gazetat e shkollave
Gjykata e improvizuar ne Shkoder
Aktivitete te tjera ne periudhen Shkurt-Gusht 2004
Kapercimi i ndryshimeve sociale-kulturore
10 Maj, Dita Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut

*artikuj
Raporti pershkrues per Shkollen Verore ne Linze
Veprimtari te CPDE
Pershkrim i CPDE
Sondazh i kryer nga projekti per DDA/APGJH
Telefonat dhe Adresa Postare
Kontaktoni me CPDE
Skuadra jone
Adresat Email
Fjalimi ne OKB mbi Projektin e Edukimit per Paqe dhe Çarmatim
Librat mbi Edukimin per Paqe

Sondazh i kryer nga projekti per DDA/APGJH


Nenkontraktues: ALBVIZION

Pershkrimi i projektit

Projekti mbi Edukimin per Paqe dhe Çarmatim ka bere nje sondazh me qellim vleresimin e arritjeve te synimeve paresore te projektit. Sondazhi u krye me ane te pyetesoreve te plotesuar nga grupet nen vezhgim. Qellimi kryesor ishte te studioheshin perceptimet e mesuesve dhe studenteve per çeshtjet qe lidhen me paqen dhe sigurine ne komunitetin e tyre. Pyetesoret u perqendruan rreth sjelljeve dhe perceptimeve te njerezve te marre ne sondazh ndaj mbajtjes se armeve, dhunes dhe krimit te organizuar, proceseve paqeruajtese, tolerances  dhe  bashkejeteses ndermjet kulturave te ndryshme. Per te plotesuar sondazhin me rezultate cilesore, u bene diskutime te lira me mesues, studente dhe anetare te organizatave te ndryshme shkollore.

Metodologjia e sondazhit

1. Te anketuarit
Sondazhi u krye ne dy shkollat e projektit, “Jordan Misja” ne Shkoder, dhe “Shefqet Guzi” ne Gramsh.

Tabela 1. Popullsia e studenteve ne shkollat ku eshte kryer sondazhi

Viti i Studimit

Gramsh

Shkoder

Totali

I

298

269

567

II

224

191

415

III

186

122

308

IV

181

115

296

TOTALI

889

697

1586

Per te paraqitur popullsine e studenteve kemi perdorur listen e studenteve qe figurojne tek regjistrat e shkolles, ndersa per mesuesit, rregjistrat e rrogave.

2. Grupi nen vezhgim
Te anketuarit ishin 70 studente (35 nga çdo shkolle) dhe 30 mesues (15 nga çdo shkolle). Si mesuesit, ashtu edhe studentet u zgjodhen ne ate menyre qe te sigurohej perfaqesimi me i mire sipas seksit.

3. Menyra e intervistimit
Sondazhi u krye ne ambjentet shkollore ku secilit student dhe mesues  iu ofrua nje kopje e pyetesorit per tu plotesuar ne menyre individuale per nje periudhe kohore prej 2-3 oresh.

4. Pyetesori i sondazhit
U krijua nje pyetesor qe permblidhte keto kater tema:

  • Sjellja ndaj mbajtjes se armeve dhe efektet e armeve ne jeten shoqerore
  • Paqja, toleranca dhe bashkejetesa ndermjet kulturave te ndryshme
  • Demokracia ne shkolla dhe roli i shkolles ne edukimin e studenteve me tolerancen dhe me aftesi paqeberese
  • Ulja e nivelit te krimit ne saje te çarmatimit ne te ardhmen

Pyetesori i studenteve ishte cilesisht njesoj me ate te mesuesve, dhe kishte ngjashmeri ne ato pyetje qe qene te ndryshme. Ai permbante 28 kategori pyetjesh ndersa pyetesori i mesuesve 26. Shumica e pyetjeve ishin me alternativa pergjigjesh, jo me pergjigje te lira. Pamja dhe permbajtja e pyetesorit u testuan para perdorimit ne sondazh.

Rezultatet e Pergjithshme

Anketa u plotesua nga te gjithe pjesemarresit dhe pothuajse te gjitha pyetjeve u ishte dhene pergjigje. Nje analize pershkruese e rezultateve te anketes eshte dhene ne menyre me te detajuar ketu me poshte:

1. Çeshtjet qe lidhen me dhunen
Pyetja e pare e sondazhit kerkonte qe te anketuarit te zgjidhnin ate qe atyre ju duket dhune, nga nje grup me kater shfaqje te dhunes. Pergjigjet treguan se ne veçanti studentet e kishin nje kuptim te ngushte te dhunes, dhe rrjedhimisht diçka me pak e gjysma e tyre nuk e konsiderojne presionin psikologjik, diskriminimin shoqeror ose ofendimet gojore forma te ndryshme te dhunes. Pak a shume e njejta situate ishte edhe me mesuesit e intervistuar.

Pyetja 1: Cilat nga opsionet e dhena meposhtme i konsideroni forma te shfaqjes se dhunes?

 

Studentet

Mesuesit

Gramsh

Shkoder

Totali

Perqindje

 

Gramsh

Shkoder

Totail

Perqindje

Perdorimi i forces kunder individeve

22

28

50

70%

 

12

13

25

80%

Ofendim gojor

11

10

21

30%

 

4

11

15

50%

Presion Psikologjik

12

14

26

40%

 

7

14

21

70%

Diskriminim social

10

12

22

30%

 

4

9

13

40%

Duke pasur parasysh zhvillimet ne shoqerine shqiptare, ky eshte nje rezultat me se i pritshem. Ashtu si edhe ne shoqerite tradicionale, dhuna fizike konsiderohet si e tille, ndersa presione te formave te tjera ndaj individeve ne pergjithesi tolerohen.

2. Mbajtja e armeve dhe zgjidhja e konflikteve
Bazuar ne pergjigjet qe u jane dhene pyetjeve te anketes, duket qarte se ka nje mosaprovim ndaj mbajtjes se armeve nga 90 % e studenteve dhe 92 % e mesuesve te intervistuar. Pothuajse te gjithe ata qe jane pro mbajtjes se armeve e justifikojne poziten e tyre me faktin se pushteti ligjor ne vend nuk eshte i forte dhe se arma e mbajtur do te sherbente per vetembrojtje. 

Pyetja 4: A duhet te mbajne njerezit arme?

 

Studentet

Mesuesit

 

Po

Jo

Po

Jo

Gramsh

3

32

0

14

Shkoder

4

31

2

13

Totali

7

63

2

27

Perqindje

10%

90%

6%

94%

Duket se ka lidhje midis te qenit viktime e dhunes dhe deshires per te mbajtur arme: 95 % e atyre qe kane perjetuar dhunen jane pergjigjur se jane ne favor te mbajtjes se armeve.

Ne diskutime me te anketuarit ne te dyja zonat ku u krye sondazhi, doli se pavaresisht nga mosaprovimi i pergjithshem i mbajtjes se armes, edhe pjesemarresit te cilet nuk ishin dakort me mbajtjen e armeve do ta hidhnin poshte bindjen e tyre nese do te dinin se persona te tjere te shoqerise qe i rrethonte mbanin arme.

Rreth 60% e studenteve dhe 73% e mesuesve te anketuar mendojne se menyra me e mire per zgjidhjen e konflikteve eshte biseda me personin tjeter, ndersa 13% e studenteve dhe 20% e mesuesve jane te mendimit se largimi nga ngjarjet konfliktuale eshte zgjidhja me e mire. Asnje nga te anketuarit nuk ishte i mendimit se kercenimi me arme eshte nje rruge e mire per zgjidhjen e konflikteve.

Pyetja 6: Cila eshte menyra me e mire per zgjidhjen e konflikteve sipas mendimit tuaj?

 

Studentet

Mesuesit

 

Gramsh

Shkoder

Totali

%

Gramsh

Shkoder

Totali

%

a. Te  mbrohesh duke kercenuar kundershtarin me arme

0

0

0

0%

0

0

0

0%

b. Te largohesh

3

6

9

13%

3

4

7

23%

c. Te perpiqesh te flasesh me kundershtarin tend per zgjidhjen e problemit

28

18

46

66%

11

11

22

73%

d. Te kerkosh ndihme nga nje pale e trete

3

8

11

16%

0

0

0

0%

Pa Pergjigje

1

3

4

6%

1

0

1

3%

Gjithsesi ne bisedat me studentet, eshte konstatuar se fenomenet me te shpeshta kane qene ato ku konfliktet jane zgjidhur me ushtrimin e dhunes ose me largimin e njeres pale. Nje tjeter faktor i rendesishem ne zgjidhjen e konflikteve eshte forca fizike e paleve e cila ushtrohet si mjet mbrojtes dhe kercenues. Kulturat paqesore dhe edukimi familjar ose ai i ofruar ne shkolle duket se luan nje rol shume te dobet ne zgjidhjen e konflikteve.

3. Roli i shkollave ne mesimdhenien e tolerances dhe aftesive ne zgjidhjen e konflikteve
Studentet kane dhene pergjigje konfliktuale kur jane pyetur nese shkolla u ka mesuar atyre sesi te zgjidhin konfliktet ne menyre paqesore, me 51% te studenteve pro dhe 49% kunder. Nga ana tjeter te gjithe mesuesit pergjigjen se ato ua mesojne keto aftesi studenteve te tyre. Pas bisedimeve me mesuesit dhe me studentet, u arrit ne perfundimin se eshte e vertete qe mesuesit ofrojne keshilla per zgjidhjen e konflikteve ne menyre paqesore, por ato jane thjesht keshilla te pergjithshme, dhe nuk behen mesime ose ore te veçanta apo dhe ndonje lende e veçante dedikuar zgjidhjes se konflikteve ne programin e shkolles.

Nga ana tjeter, ne shkolla nuk ka nje proces transparent dhe demokratik ne vendimmarrje, pasi 60% e nxenesve dhe 51% e mesuesve kane deshmuar se studentet nuk marrin pjese dhe nuk u kerkohet te marrin pjese ne marrjen e vendimeve te shkolles. Pjesemarrja e studenteve eshte e kufizuar ne raste kur merren masa displinore ndaj studenteve te tjere dhe ndaj mosrespektimit te uniformes se shkolles. Ne çdo rast “pjesemarrja” e studenteve nenkupton thjesht thenien e mendimit te tyre, dhe jo pjesemarrje aktive ne proces.

Ne diskutimet e lira me studentet per pjesemarrjen e tyre ne vendimmarrje, disa mbrojten idene e pjesemarrjes aktive, ndersa te tjere besonin se shkolla nenkupton nje institucion me program te disiplinuar, rregullave te se ciles studentet duhet t’u binden rreptesisht. Mesuesit nga ana e tyre vleresuan proceset demokratike ne vendim-marrje si elemente te rendesishme te institucioneve edukimore, por njekohesisht shprehen edhe friken e tyre se mos autoriteti i institucionit ulet me rritjen e pozitave te studenteve ne vendim-marrje.

4. Dhuna ne shoqeri
Ne te dyja qytetet e anketuara ekziston nje mendim se dhuna ka arritur ne nivele te larta, e perqendruar kryesisht ne lagjet e qytetit dhe me pak ne ambjentet shkollore. Te anketuarit konsiderojne si shkaqet kryesore te dhunes se ushtruar dobesine e shtetit ne ndeshkimin e shkelesve te ligjit (40% e nxenesve dhe 47% e studenteve) dhe padrejtesite ne shoqeri (30% e nxenesve dhe 43% e mesuesve).

Pyetja 10: Cilat jane shkaqet kryesore te dhunes se ushtruar ne komunitetin tuaj? 

 

Studentet

Mesuesit

 

Gramsh

Shkoder

Totali

%

Gramsh

Shkoder

Totali

%

a. Disa njerez jane te keqinj dhe kane qellime te keqija ndaj te tjereve

6

4

10

14%

0

1

1

3%

b. Armet stimulojne konfliktet duke i kthyer ato ne fenomene te dhunshme

6

4

10

14%

0

1

1

3%

c. Ka shume padrejtesi ne shoqeri dhe ne revolte e siper njerezit perpiqen te marrin hak

8

9

17

24%

5

6

11

37%

d. Mungesa e ligjeve ndeshkuese i çon njerezit ne hakmarrje personale

13

15

28

40%

7

7

14

47%

Pa Pergjigje

2

3

5

7%

3

 

27

10%

Shumica e te anketuarve (59% e studenteve dhe 50% e mesuesve) besojne se menyra me e mire per te zgjidhur konfliktet ne menyre paqesore dhe te sigurte eshte mirekuptimi dhe deshira e mire e njerezve per te ndihmuar njeri-tjetrin. 13 % e studenteve dhe 30 % e mesuesve mendojne se menyra me e mire do ishte vendimmarrja kolektive nga komuniteti.

Eshte interesant fakti sesi, megjithese shumica bie dakort se shkaku kryesor i ushtrimit te dhunes eshte mungesa e ligjeve ndeshkuese nga shteti, vetem 20 % e studenteve dhe 10 % e mesuesve e konsiderojne ndeshkimin ligjor nje menyre te mire per te siguruar paqe ne komunitet. Pergjigjia per kete fenomen kontrandikor eshte fakti se shumica beson se parandalimi i dhunes eshte e vetmja garanci per te siguruar paqen, dhe se ky parandalim mund te arrihet vetem me mirekuptim te dyanshem.

Pyejta 11: Cila mendoni se eshte menyra me e mire per te siguruar paqen ne komunitetin tuaj?

 

Studentet

Mesuesit

 

Gramsh

Shkoder

Totali

%

Gramsh

Shkoder

Totali

%

a. Cdo individ ose familje duhet te mbroje veten me arme

0

1

1

1%

0

0

0

0%

b. Njerezit duhet te perpiqen te kuptojne dhe te ndihmojne njeri-tjetrin

22

19

41

59%

7

10

15

50%

c. Çdonjeri duhet te marre pjese ne vendim-marrje

5

4

9

13%

4

6

9

30%

d. Njerezit duhet te ndryshojne per mire

3

0

3

4%

0

1

1

3%

e. Shteti duhet te ndeshkojne te gjithe ata qe shkelin ligjin

5

6

11

16%

0

4

3

10%

Pa Pergjigje

0

5

5

7%

4

 

2

7%

Ne te dy komunitetet nuk duket te kete persona konkrete qe shihen si paqtues, sepse gati te gjithe te anketuarit kane thene se kush duhet ta luaje kete rol, dhe jo kush e luan realisht ate. Ne pergjigjet e tyre te anketuarit i referohen kategorive te pergjithshme ose institucioneve, p.sh. policia, autoritetet lokale, OJQ-te, por vetem pak prej tyre identifikojne nje person konkret per kete gje. Per studentet, mesuesit e dhe prinderit shihen si personat paqetues. Po keta shihen si edukatoret qe i mesojne brezit te ri sesi te behen paqtues.

5. Bashkejetese paqesore ndermjet njerezve te racave te ndryshme
Grate konsiderohen me te brishta ndaj dhunes ne krahasim me burrat. 75% e studenteve dhe 73% e mesuesve besojne se grate bien me shpesh viktima te dhunes. Disa nga arsyet qe çojne te anketuarit te mendojne keshtu per grate jane brishtesia fizike e grave, statusi i tyre i ulet shoqeoror, mentaliteti patriarkal i shoqerise shqiptare etj. Per me teper, gjate viteve te tranzicionit nje nga rreziqet me te medha per grate eshte aktiviteti kriminal i prostitucionit.

Nga sondazhi nuk duket te kete ndonje problem ne bashkeekzistencen me njerez te kulturave te tjera. 52% e studenteve besojne se ata mund te shkojne mire me njerez qe i perkasin kulturave te tejra sikurse dhe me ato te se njejtes kulture ose rajon, ndersa 41% e tyre besojne se do te shkonin me mire me njerez te rajonit te vet.

40% e studenteve besojne se njerezit kane marredhenie me te mira me njerez te se njejtes fe, ndersa per 50% te tyre ndryshimet ne besim nuk sjellin ndonje ndryshim ne marredheniet me njerez te tjere. Megjithate, numri i larte i studenteve qe nuk dhane pergjigje mbi kete çeshtje tregon se studentet jane me te ndjeshem nga ç’deklarojne ndaj ndryshimeve fetare. Pervoja e tyre tregon se 51% e studenteve e kane te lehte te punojne me dhe te kuptojne njerez te feve ose kulturave te ndryshme, 32% e shohin disi te veshtire, dhe 17% e tyre mendojne se eshte shume e veshtire. Veshtiersite me te medha duken se jane per shkak te dialekteve, zakoneve dhe ritualeve te ndryshme fetare.

Megjithate, mbi 76% e studenteve  dhe 84% e mesuesve besojne se bashkepunimi me njerez nga kulturat e ndryshme eshte i rendesishem, 16% e tyre nuk jane shume te sigurte ne rendesine e ketij bashkepunimi dhe 7% besojne se nuk eshte i rendesishem.

Vetem 20% te mesuesve u duket i lehte bashkepunimi dhe mirekuptimi mes kulturave te ndryshme. 70% e tyre mendojne se ky bashkepunim eshte pak i veshtire dhe 10% ju duket i veshtire. Gjithsesi eshte e rendesishme se shumica e mesuesve, 84% e tyre besojne se keto marredhenie jane te rendesishme.

6. Ndikimi i armeve ne jeten e njerezve
Nga pergjigjet e te anketuarve rezulton se armet luajne nje rol te rendesishem ne jeten e njerezve. Rreth 63% e studenteve mendojne se armet kane lenduar mjaft shoqerine ku jetojne, 29% mendojne se deri diku ato kane ndikuar negativisht ndersa 4% e studenteve mendojne se mbajtja e armeve nuk sjell asnje pasoje negative. Me shumicen e studentave jane bashkuar edhe 67% e mesuesve te anketuar, ku 27% jane te mendimit se demet nuk jane te medha duke lene nje perqindje te vogel prej 3% qe besojne se armet nuk kane asnje efekt negativ ne shoqeri.

Pyetjes nese armet kane ndikuar me shume negativisht tek grate dhe femijet, 53% e studenteve dhe 94% e mesuesve i jane pergjigjur se po, ndersa 34% e studenteve jane pergjigjur te dyzyar mbi efektin e armeve tek grate dhe femijet. Rreth 94% e mesuesve besojne se armet kane demtuar shume ose disi grate dhe femijet.

Shumica e studenteve, mbi 78%, mendojne se faktorin kryesor ose te rendesishem qe mundeson ekzistencen e armeve ne shoqeri, e perben tregtia fitimprurese e armeve. Rreth 84% e mesuesve besojne se ky faktor eshte i rendesishem ose shume i rendesishem. 

7. Perpjekje per te pakesuar armet dhe dhunen ne shoqeri.
Ne pergjithesi, studentet dhe mesuesit nuk jane te kenaqur me perpjekjet e shoqerise per te ndaluar tregtine dhe perdorimin e armeve, duke pasur parasysh se 67% te studenteve dhe 70% e mesuesve mendojne se masat e marra jane shume te pakta ose te paperfillshme. Vetem 26% e studenteve dhe 27% e mesuesve besojne se shoqeria po ben gjithçka mundet per pakesimin e armeve. Gjithsesi, shumica e te anketuarve (76% e studenteve dhe 90% e mesuesve) mendojne se deri diku eshte e mundur qe te ulet niveli i krimit dhe te pakesohen armet. Sfidat qe duhen perballuar jane ulja e nivelit te papunesise nepermjet rritjes se bizneseve lokale, gjetja e rrugeve me efikase per mbledhjen e armeve dhe fuqizimi i pushtetit ligjor ne vend. 

Ky artikull eshte shfaqur 1258 here. Ndryshimi i fundit i eshte bere me 2004-09-24.

*

Copyright © 2004 CPDE Albania. Te gjitha te drejtat te rezervuara. Me perjashtim te rasteve te specifikuara ne faqe te vecanta, materialet ne kete site mund te perdoren per qellime edukative apo informimi, por me kusht qe te permendet edhe burimi i tyre.

Faqja e Internetit u krijua dhe mirembahet nga Erion Elmasllari Software Engineering. Perkthimet e materialeve nga Ejona Shundi.