|
Koordinatori i projektit per Shqiperine, Z. Elton Skendaj, ne fjalimin e tij ne Konferencen e 56 te UN DPI / NGO te mbajtur me 10 Shtator, 2003 ne New York, beri vleresime pozitive mbi edukimin per paqe dhe çarmatim ne Shqiperi si me poshte:
Pas projektit te suksesshem ne çarmatimin e zonave te rrezikshme ne Shqiperi, projekt ky i cili u drejtua nga OKB ne bashkepunim me qeverine vendase, nevoja per te pasur strategji te qendrueshme per çarmatimin eshte bere gjithnje e me shume emergjente. Ky projekt, i cili ka operuar jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Peru, Nigeri dhe Kamboxhia, eshte frut i nje partneriteti unik te krijuar mes Departamentit te OKB mbi Ceshtjet e Çarmatimit dhe i organizates nderkombetare jo-qeveritare Apeli per Paqe i Gjykates se Hages. Ne secilin prej shteteve mikpritese, jane zgjedhur partneret lokale te edukimit per paqe me qellim zhvillimin e programit edukimor nxites te menyrave paqesore te jeteses per femijet dhe te rinjte.
Projekti dypalesh ka si ide themelore ate qe çarmatimi fizik duhet te shoqerohet nga nje proces psikologjik i çarmatimit (menyra paqesore te jeteses) ne menyre qe te arrije plotesisht objektivin e tij. Sipas studimeve te fundit te bera nga OKB mbi çeshtjet e Edukimit per Çarmatim dhe Mos-Perhapje te Armeve, Qellimi kryesor i edukimit per çarmatim dhe mos-perhapje eshte ti jape individit njohurite dhe aftesite per te ofruar kontributin e tyre, si qytetare te shtetit dhe te botes, ne misionin e çarmatimit te plote nen kontroll nderkombetar. Gjithashtu, sipas Dokumentit Final te Kongresit Boteror mbi Edukimin per Çarmatim (UNESCO 1980) lidhur me objektivat pedagogjike: Edukimi per Çarmatim duhet te aplikoje metodat me krijuese mesimore, vecanerisht ato qe stimulojne procesin e te mesuarit me pjesemarrje aktive, te pershtatura per situaten perkatese kulturore dhe nivelin e edukimit. Metoda e pjesemarrjes ne procesin mesimor synon te mesoje nxenesit se si te mendojne per çarmatimin, jo çfare te mendojne per çarmatimin. Metoda e pjesemarrjes ne procesin mesimor, ndryshe nga metodat e aplikuara ne projektet e tjera, nuk i trajton komunitetet lokale si perfitues pasive. Ne mendojme se njerezit duhet te behen aktive dhe te jene autore dhe pergjegjes te ndryshimeve qe ndodhin ne komunitetet e tyre. Jane pikerisht perfaqesuesit e shoqerise civile ata te cilet japin doren e pare ne hartimin dhe implementimin e projektit. Skuadra e koalicionit UNDDA/APGJH ofron udhezime per grupet e punes, si dhe garanton mbeshtetjen profesionale dhe ate ekonomike ne ngritjen e projektit dhe vazhdimesine e metejshme te tij. Te zhvilluarit e iniciativave edukimore per paqen me pjesemarrjen e komunitetit perreth mban ne qender te vemendjes vlerat kooperuese dhe bashkepunimin per paqesim. (Ne te njejten kohe, ne kemi kujdes te mos rikthejme modelet tradicionale shoqerore, sic do te ishin diskriminimi ndaj grave, femijeve dhe minoriteteve etnike.) Bashkangjitur me perpjekjet dhe nismat e komunitetit, jane ndertuar mjaft partneritete me aktore nderkombetare si UNESCO, PNUD dhe OJQ te tjera lokale me objektiva dhe interesa te njejta. (Nese deshironi te lexoni te plote fjalimin e Z. Elton Skendaj, ju lutemi klikoni ketu) |