CPDE logo/logo e CPDE CPDE
Qendra per Edukimin per Paqe dhe Çarmatim
Hague appeal for peace logo/logo e Apelit te Hages per Paqe UN logo/logo e Kombeve te Bashkuara
*lajme
Mesuesit Marrin Certifikata si Edukatore te Paqes
Trajnim ne Shkoder per perdorimin e kompjuterit
Aktivitete sportive ne Shkoder
Sukseset e Implementimit te Projektit
Publikohet manuali i edukimit per paqe dhe çarmatim
Gazetat e shkollave
Gjykata e improvizuar ne Shkoder
Aktivitete te tjera ne periudhen Shkurt-Gusht 2004
Kapercimi i ndryshimeve sociale-kulturore
10 Maj, Dita Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut

*artikuj
Raporti pershkrues per Shkollen Verore ne Linze
Veprimtari te CPDE
Pershkrim i CPDE
Sondazh i kryer nga projekti per DDA/APGJH
Telefonat dhe Adresa Postare
Kontaktoni me CPDE
Skuadra jone
Adresat Email
Fjalimi ne OKB mbi Projektin e Edukimit per Paqe dhe Çarmatim
Librat mbi Edukimin per Paqe

Publikohet manuali i edukimit per paqe dhe çarmatim

24/09/2004


Manuali i Edukimit per Paqe dhe Çarmatim ne Shqiperi, “Drejt nje Kulture Paqesore” me ne fund u publikua. Libri perfshin kontributet e 11 mesuesve te trajnuar nga Gramshi dhe Shkodra dhe eshte shkruar nga nje skuader e perbere nga kater mesues te cilet kane shprehur mendimet e tyre per te ardhmen ne kete manual. Dy nga mesuesit bashkautore te librit, Robert Gjedia dhe Albana Markja vijne nga Instituti per Studimet Pedagogjike, ndersa Zhuljeta Harasani dhe Majlinda Keta jane perkatesisht koordinatore e UNESCO-s per te drejtat e njeriut dhe drejtore e drejtorise arsimore ne Tirane. Keta persona jane nder te tjera edhe partneret strategjike te projektit tone ne promovimin e edukimit per paqe. Arsyeja eshte e thjeshte, te kerkosh program edukimor per paqen ne shkolla, do te thote ta perfshish kete disipline te re dhe ta pershtatesh ate ne te gjitha nivelet dhe programet shkollore, sikurse eshte bere edhe me edukimin per te Drejtat e Njeriut.

Manuali i lartpermendur eshte ndare ne kapituj si me poshte:

  • Siguria e Individit dhe çarmatimi
  • Ligji dhe Institucionet per te Drejtat e Njeriut
  • Edukimi per paqe dhe zgjidhja e konflikteve
  • Edukimi per paqe dhe çarmatim ne shkolla
  • Perfshirja e edukimit per paqe ne programin shkollor
  • Metodologjia e edukimit per paqe ne shkolla
  • Trajnuesit e edukimit per paqe
  • Aktivitete praktike
  • Aktivitete praktike te organizuara nga mesuesit
  • Bibliografia

Libri u shtyp ne fund te muajit Korrik dhe eshte duke u perkthyer ne gjuhen angleze. Te dyja versionet, ai ne shqip dhe ai ne anglisht jane ne internet ne faqen tone te projektit http://www.cpde.net/downloads/resources-al.php.

Ne vazhdim te punes me manualin do te organizohet nje trajnim i plote per 30 mesues ne javen e pare te Shtatorit, 15 prej te cileve jane nga qyteti i Gramshit dhe i Shkodres dhe kane kontribuar ne botimin e librit. Pjesa tjeter e mesuesve do te vijne nga Qendrat per nje Shoqeri Demokratike ne 5 universitetet publike te Shqiperise. Ata do te trajnojne studentet qe do te behen mesues ne te ardhmen dhe njekohesisht mesuesit e tjere pjesemarres.

Trajnimi per te rinjte dhe Manuali

Stafi i projektit ka trajnuar njekohesisht edhe te rinj nga Shkodra dhe Gramshi ne edukimin per paqe dhe carmatim. Stafi trajnues eshte bazuar kryesisht ne Manualin Quaker “Te ndihmojme ne rritjen e paqes”. Temat e tre seksioneve ne te cilat ishte ndare manuali jane: Bashkepunimi dhe Mirebesimi, Zgjidhja e Konflikteve dhe Drejtesia Ekonomike. Udheheqesit e rinj i priten aktivitetet me shume entusiazem dhe na inkurajuan t’i perfshijme ato ne nje manual per te rinj.

Projekti yne do te vazhdoje trajnimet ne Tirane per te krijuar materialet baze per manualin e te rinjve.

Ky lajm eshte shfaqur 1003 here. Ndryshimi i fundit i eshte bere me 2004-09-24.

*

Copyright © 2004 CPDE Albania. Te gjitha te drejtat te rezervuara. Me perjashtim te rasteve te specifikuara ne faqe te vecanta, materialet ne kete site mund te perdoren per qellime edukative apo informimi, por me kusht qe te permendet edhe burimi i tyre.

Faqja e Internetit u krijua dhe mirembahet nga Erion Elmasllari Software Engineering. Perkthimet e materialeve nga Ejona Shundi.