Ekspozita e tradites se tolerances ne Gramsh
01/04/2004
|
Me qellim vazhdimin e mbeshtetjes sone per vlerat e paqes ne qytetet e Gramshit dhe te Shkodres, projekti yne nxit sjelljet dhe kulturen tradicionale e cila do te jete fara e zhvillimit te nje komuniteti dashamires ndaj paqes dhe tolerances. Per kete arsye, ne qytetin e Gramshit kemi krijuar partneritet me Qendren Kulturore e cila drejtohet nga poetja Leidi Shqiponja. Se fundmi, ne drejtimin e saj Qendra Kulturore zhvilloi nje program artistik kulturor me kenge, poezi dhe pjese teatrale, i cili ngriti lart vlerat e respektit, te tolerances, ndryshimeve mes kulturave dhe faljes. Programi gjithashtu perfshinte edhe organizimin e nje konkursi me vizatime, poezi dhe ese. Ekspozita me vizatimet, poezite dhe esete me te mira, e cila qendroi e hapur per publikun e gjere plot nje muaj ne ambjentet e Qendres se Kultures, u hap ne daten 15 Mars dhe u mbulua nga mediat lokale televizive GTV dhe ETV. |
Ky lajm eshte shfaqur 230 here. Ndryshimi i fundit i eshte bere me 2004-09-24.

|