CPDE logo/logo e CPDE CPDE
Qendra per Edukimin per Paqe dhe Çarmatim
Hague appeal for peace logo/logo e Apelit te Hages per Paqe UN logo/logo e Kombeve te Bashkuara
*lajme
Mesuesit Marrin Certifikata si Edukatore te Paqes
Trajnim ne Shkoder per perdorimin e kompjuterit
Aktivitete sportive ne Shkoder
Sukseset e Implementimit te Projektit
Publikohet manuali i edukimit per paqe dhe çarmatim
Gazetat e shkollave
Gjykata e improvizuar ne Shkoder
Aktivitete te tjera ne periudhen Shkurt-Gusht 2004
Kapercimi i ndryshimeve sociale-kulturore
10 Maj, Dita Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut

*artikuj
Raporti pershkrues per Shkollen Verore ne Linze
Veprimtari te CPDE
Pershkrim i CPDE
Sondazh i kryer nga projekti per DDA/APGJH
Telefonat dhe Adresa Postare
Kontaktoni me CPDE
Skuadra jone
Adresat Email
Fjalimi ne OKB mbi Projektin e Edukimit per Paqe dhe Çarmatim
Librat mbi Edukimin per Paqe

Aktivitete te tjera

24/09/2004


Thuajse te gjithe studentet e dy shkollave te qytetit te Gramshit dhe Shkodres kane marre pjese ne projekt, qofte ne aktivitetet sportive apo ato artistike te organizuara. Nje nga aktivitetet me interesante ka qene ai i mbajtur ne Shkoder, maratona tre-ditore e ndare ne Diten e Shkences, Diten e Literatures dhe Diten e Sporteve. Gjate ketyre tre diteve, mesues dhe nxenes moren pjese aktive ne recitale, konkurse, dhe ngjarje sportive te cilat ndihmuan ne rritjen e mirekuptimit dhe tolerances neper shkolla. 

Studentet dhe mesuesit me te cilet punuam organizuan dy shfaqje shkollore ne Shkoder dhe Gramsh. Shfaqja ne Shkoder “Neser eshte nje dite e re” trajtonte temen e trafikimit njerezor te vajzave te reja nga krahina te varfra te Shqiperise. Nje vajze e re, e cila rrihej dhe keqtrajtohej shpesh nga i ati, beson genjeshtrat e nje djali te ri i cili i premton nje jete me te mire ne Italine fqinje. E verteta zbulohet me mberritjen e vajzes ne Itali, ku ajo kthehet ne prostitute. Pas shume peripecive, vazja denoncon tutoret e saj dhe kthehet ne shtepi, por ne te cilen nuk eshte e mirepritur. Vajza shkon ne kryeqytet, ku rinis nje jete te re, te pavarur dhe te kenaqshme. Shfaqja u prit me entusiazem dhe u shoqerua nga duartrokitje te zjarrta pergjate gjithe kohes. 

Shfaqja ne Gramsh u luajt mbi komedine e famshme shqiptare “Karnavalet e Korçes”. Komedia ve ne loje shtresen e re borgjeze te cilet bejne nje jete siperfaqsore dhe te kote duke nxjerre ne pah nderkohe edhe vuajtjet e perditshme te shtreses se varfer. Kjo ishte e para shfaqje ne Gramsh qe ne vitin 1987, dhe gjalleroi jeten shoqerore te qytetit te vogel.

Ne saje te marredhenieve dypaleshe mes shkolles se Gramshit me ate te Shkodres, ne organizuam nje ndeshje te perbashket volejbolli ndermjet te dy shkollave te mesme. Skuadres se volejbollit te Gramshit iu dha gjithashtu mundesia te ndiqte edhe shfaqjen e Shkodres. 

Me qellim rritjen e marredhenieve dhe binjakezimin jashte kufijve te shkollave te vendit me ato te huaja, ne ndihmuam ne binjakezimin e shkolles se mesme shkodrane me nje shkolle mikse shqiptare-malazeze- serbe ne Mal te Zi. 66 studente dhe mesues nga Gramshi dhe Shkodra shkuan ne Mal te Zi per kete ngjarje. Shkolla e Shkodres luajti dhe shfaqjen e saj ne shkollen Tuzi. Marredheniet mes studenteve dhe mesuesve pjesemarres u forcuan edhe me shume me shkembimin e adresave. Per shume nga pjesemarresit shqiptare, ky aktivitet perbente heren e tyre te pare qe dilnin jashte shtetit, duke e kthyer kete eksperience ne nje perjetim te paharrueshem.   

Projekti sponsorizoi pjeserisht edhe udhetimin e stafit te shkolles se Gramshit dhe asaj te Shkodres ne Maqedoni. Gjate udhetimeve neper shtetin fqinje, mesuesit munden te vizitonin vendet turistike dhe te vleresonin nje kulture te ndryshme nga ajo e tyre.

Ky lajm eshte shfaqur 317 here. Ndryshimi i fundit i eshte bere me 2004-09-24.

*

Copyright © 2004 CPDE Albania. Te gjitha te drejtat te rezervuara. Me perjashtim te rasteve te specifikuara ne faqe te vecanta, materialet ne kete site mund te perdoren per qellime edukative apo informimi, por me kusht qe te permendet edhe burimi i tyre.

Faqja e Internetit u krijua dhe mirembahet nga Erion Elmasllari Software Engineering. Perkthimet e materialeve nga Ejona Shundi.