Aktivitete te tjera ne periudhen Shkurt-Gusht 2004
24/09/2004
|
Mesues te gjermanishtes ne shkollen Jordan Misja organizuan nje aktivitet ne gjuhen gjermane me titull Le te jetojme se bashku, aktivitet ky i cili festoi kulturen dhe traditen e tre vendeve gjermanisht-folese, Gjermani, Austri dhe Zvicer, ne zhanrin e kenges, poezise dhe teatrit. Mesazhi i aktivitetit ishte se çdokush duhet te mireprese ndryshimet kulturore dhe te mesoje prej tyre.
Disa prej nxenesve dhe mesuesve te qytetit te Shkodres, moren iniciativen e organizimit te nje sere ngjarjeve perkujtimore per te festuar artistet ne jete te qytetit te tyre. Artistet e Shkodres kane dhene nje kontribut te çmuar per vite me radhe. Dalja e tyre ne pension, se bashku me kohet e veshtira te tranzicionit ne qytetin verior, i kane bere ata te ndihen te lene menjane dhe te harruar. Studentet ofruan per artistet dhurata simbolike dhe i ftuan ata te ndajne eksperiencat e tyre shume-vjeçare ne ambjentet shkollore.
Projekti yne sponzorizoi gjithashtu edhe aktivitetin e fundvitit shkollor ne Shkoder, organizuar nga koordinatori yne i projektit Kole Shiroka. Aktiviteti festues kishte per synim nderimin e mesuesve me te mire nder vite tashme te dale ne pension si dhe te studenteve te shkelqyer te shkollave te mesme. |
Ky lajm eshte shfaqur 583 here. Ndryshimi i fundit i eshte bere me 2004-09-24.

|