|
Projekti ka arritur ne ate faze ku vete shkollat propozojne projekte te vogla ne fushen e paqes dhe çarmatimit, dhe ne i ndihmojme ato per ti realizuar keto projekte. Per te lehtesuar kete proces dhe per te dhene sa me shume mundesi, ne kemi krijuar nje mini-formular aplikimi per projekt, qe nxenesit, mesuesit, apo çdo organizem tjeter me te cilin punojme mund ta perdore per te na kerkuar ndihme. Gjithashtu ne kemi trajnuar grupet kryesore me te cilet punojme qe ata te jene te afte ne aplikimin per projekte dhe ne zbatimin e projekteve te tyre. Ne kete menyre ne sigurojme nje qendrim pjesemarres ne pozita te barabarta, dhe nuk i leme vend personave dominante qe te marrin ne dore frenat duke nxjerre te tjeret ne hije.
Ne rang kombetar ne arritem te bindim Ministrine e Arsimit qe t’ua rekomandoje manualet tona shkollave ne te gjithe Shqiperine. Zv. Ministrja e arsimit, Znj. Saemira Pino, eshte shume optimiste per projektin tone, dhe ua ka rekomanduar shkollave ne Shqiperi librin tone “Te mesojme te çrrenjosim luften”. 500 kopje te ketij libri iu dhuruan Ministrise se Arsimit, dhe ajo po kujdeset qe ky liber tu shperndahet shkollave te ndryshme. Znj. Pino sugjeroi qe te shkruajme nje artikull ne gazeten “Mesuesi”, qe te paraqesim projektin.
Dy studentet e klubit te debatit, te cilat nisen kete aktivititet per here te pare pak muaj me pare, tani jane drejtuese te grupit te debatit. Nje prej tyre, Ina Idrizi, ka fituar çmimin “Folesja me e Mire” ne garen e debatit ne rangut kombetar. Ky eshte çmimi me i larte ne debate. |