Mesuesit Marrin Certifikata si Edukatore te Paqes
12/12/2004
|
Ne bashkepunim me Institutin e Studimeve Pedagogjike (ISP), Qendra per Edukimin per Paqe dhe Çarmatim ne Shqiperi (CPDE) organizoi trajnimin perfundimtar per tete mesues ne Gramsh dhe Shkoder. Keta mesues kane marre pjese ne disa trajnime te edukimit per paqe gjate dy viteve te shkuara dhe kane shkruar aktivitete te edukimit per paqen ne manualin e mesuesit "Drejt nje kulture te paqes". Tashme keta mesues kane marre nga ISP dhe CPDE certifikatat qe i njohin si trajnues kombetare ne fushen e edukimit per paqe.
Gjate javes se dyte te dhjetorit, trajnuesi nga ISP Robert Gjedia ka organizuar trajnimin ne temat e meposhtme:
- Si te identifikohen nevojat per trajnim ne edukimin per paqe?
- Si te zhvillojme nje sesion trajnimi?
- Si te organizojme nje seminar, roli i trajnuesit.
- Si te vleresojme nje sesion trajnimi?
Certifikimi i ketyre mesuesve ndihmon zhvillimin e vazhdueshem te edukimit per paqe ne Shqiperi edhe pas perfundimit te projektit "Per Edukimin per Paqe dhe Çarmatim" nga Kombet e Bashkuara dhe Apeli i Hages per Paqen. Ministria e Arsimit dhe Shkences ne Shqiperi dhe Instituti i Studimeve Pedagogjike do ti perdorin njohurite e ketyre mesuesve ne trajnime te metejshme mbi edukimin per paqe ne Shqiperi.
Emrat e mesuesve jane si me poshte:
Gramsh
- Pozaet Qose
- Teuta Verushi
- Valbona Verushi
- Ramazan Qyra
Shkoder
- Adriana Preka
- Pjerin Pepa
- Ermelinda Krotaj
- Sokol Sulka
|
Me interes per juKy lajm eshte shfaqur 1142 here. Ndryshimi i fundit i eshte bere me 2004-12-15.

|