|
Aktivitet me te rendesishme te muajit Tetor u mbajten rreth dates 19 te muajit, kur u festua dhe shenjterimi i Nene Terezes nga Papa i Kishes Katolike ne Rome. Nese doni te dini dicka me shume rreth ketij aktivititeti, vizitoni faqen zyrtare te Vatikanit ne Internet: http://www.vatican.va/news_services/liturgy/saints/ns_lit_doc_20031019_index_madre-teresa_en.html
Meqenese Nene Tereza eshte shqiptare, festimet mbi shenjterimin e saj u bene edhe ne Shqiperi. Projekti yne gjeti rastin e duhur per te prezantuar ne Shqiperi motren e Kalkutes si heroinen e paqes e jo te luftes, si udherrefyese te drejtesise. Edhe pse Nene Tereza i perkiste besimit katolik, te gjitha komunitetet fetare ne Shqiperi kane festuar shenjterimin e saj.
Aktiviteti me i madh ne Shkoder ishte festivali me poezi dedikuar heroines universale te paqes si dhe ekspozita me piktura kushtuar asaj. Duke qene se Kisha Katolike eshte dominuese ne qytetin e Shkodres, perveç mbulimit te aktivitetit nga mediat vendase, Televizioni lokal Rozafa dhe Antenna Nord, aktivitetin e mbuloi edhe radioja katolike Maria. Ne qytetin e Gramshit, per nder te Nene Terezes, u organizua nje maratone dhe nje recital festiv. Po ne kete qytet, projekti yne sponsorizoi festimin e 50-vjetorit te konviktit te shkolles se mesme. Ky konvikt mirepret 70 studente nga fshatrat perreth qe ndjekin çdo vit shkollen e mesme te qytetit. Perveç sponsorizimit te pjesshem te festes, projekti yne ndihmoi ne permiresimin e infrastruktures se konviktit, duke e pajisur ate me fusha qe mund te perdoren per volejboll, futboll, si dhe per t’u ardhur ne ndihme nevojave te perditshme te studenteve, pajisjen me lavatriçe, magnetofone, televizore dhe video-regjistrues. Ne kete menyre ne ndihmojme ne zvogelimin e hendekut qe ekziston ndermjet studenteve te “fshatit” dhe atyre te “qytetit”, inkurajojme shprehjen e lire te studenteve nga prejardhje te ndryshme dhe nxitim integrimin e tyre ne ambjentet shkollore. |