Projekti CPDE ne Shqiperi
|
Titulli i Nenprojektit: |
Edukim mbi Paqen dhe Çarmatim: Mbeshtetja per Mbledhjen e Armeve dhe Parandalimin e Dhunes ne qytetet e Gramshit dhe te Shkodres ne Shqiperi |
|
Kohezgjatja: |
Shkurt 2003 — Janar 2005 |
|
Agjensia Ekzekutive: |
Departamenti per Çeshtjet e Çarmatimit |
|
Partner Implementues i Programit: |
Apeli i Hages per Paqe |
|
Organizmi lokal: |
Koordinator Kombetar (Qendra Shqiptare per Edukimin per Paqe dhe Çarmatim) |
|
Partnere te tjere implementues te programit: |
UNESCO-Shqiperi Instituti per Studimet Pedagogjike
Grup Pune ne Shkoder: mesues te shkolles “Jordan Misja”; perfaqesues te Qeverise se Nxenesve; arsimtare si dhe anetare te OJQ qe operojne ne Shqiperi me interesa te perbashketa me programin e propozuar
Grup Pune ne Gramsh: Kryetari i Bashkise se qytetit; drejtuesi i shkolles se mesme atje; mesues; studente; perfaqesues te Qeverise se Nxenesve; Drejtori i Qendres se Kultures; Drejtori i Qendres se Femijeve si edhe perfaqsues te Keshillit te Prinderve |
|
Agjensia Donatore: |
Fondacioni i Kombeve te Bashkuara |
Objektiva dhe Aktivitete
Qellimi kryesor i programit “Edukim mbi Paqen dhe Çarmatimin” eshte te ofroje kontributin e tij ne transformimin nga menyrat e dhunshme te jeteses ne ato paqesore. Vemendje te vecante ze demilitarizimi dhe ulja e nivelit te dhunes – sidomos ajo me arme zjarri - e cila ushtrohet relativisht me shpesh nga moshat e reja.
Per te arritur kete qellim, projekti i propozuar ka per synim te zhvilloje programe edukimore mbi paqen per nje shoqeri te gjere duke reflektuar dhe vene ne balance te mirat dhe nevojat e shoqerise civile. Rezultatet nga implementimi i ketyre programeve priten te jene:
- Zhvillimi i nje projekt-plani efektiv mbi edukimin per paqe duke pasqyruar pervojat lokale, burimet dhe mendimin kolektiv te drejtuesve te komuniteteve te ndryshme;
- Hartimi dhe implementimi i nje programi per trajnimin e mesuesve mbi edukimin per paqe bazuar mbi kete projekt-plan; ky program do t’i ofrohet te gjithe stafit mesimdhenes ne shkollat perkatese.
- Perdorimi i stafit mesimdhenes e te projekt-planit mbi edukimin per paqe me qellim integrimin e ketij programi ne shkollat fillore si dhe ato te mesme.
- Hartimi dhe implementimi i nje programi jashteshkollor mbi edukimin per paqe me objektiv komunitetin perreth.
Dy organizmat nderkombetare, Departamenti i Kombeve te Bashkuara (OKB) mbi Çeshtjet e Çarmatimit dhe Apeli per Paqe i Gjykates se Hages do te mundesojne realizimin e ketyre objektivave me ane te aktiviteteve dhe programeve te pershtatshme. [ Zip & Download ]
Ne kete dosje shtypi:Kjo dosje per shtypin eshte shfaqur 945 here. Ndryshimi i fundit i eshte bere me 2004-09-24.

|