Aktivitetet ne Gramsh
Ketu do te gjeni pershkrime te hollesishme per te gjithe veprimtarite kryesore te projektit tone ne rrethin e Gramshit. Ato jane:
- Projekti i edukimit per paqe dhe çarmatim dhe i demokratizimit te shkollave tetevjeçare:
- Stervitja e mesuesve ne edukimin per paqe e çarmatim dhe perfshirjen e ketij edukimi ne lende shkollore te veçanta
- Nxitja e gazetave te shkolles qe fokusohen ne tregime per mbledhjen e armeve, alternativat ndaj dhunes, nismat krijuese te studenteve, dhe ndertimin e lidhjeve
- Mbeshtetja e bashkepunimit midis studenteve te qytetit e te fshatit ne shkolle, me synim rikthimin e hapesirave te humbura ose demtuara si pasoje e konfliktit dhe shnderrimin e tyre ne ambiente shumefunksionale sportive per te gjithe
- Mbeshtetja e nje sistemi me pjesemarrje aktive ne qeverisjen studentore
- Mbeshtetja e bibliotekes publike me informacion per per temat e paqes dhe çarmatimit
- Qendra e Kultures dhe Arteve, qe nxit paqen, çarmatimin, dhe tolerancen permes artit duke mbeshtetur e ndihmuar projekte te veçanta ne Pallatin e Kultures dhe ne Qendren Kulturore te Femijeve
[ Zip & Download ]
Ne kete dosje shtypi:Kjo dosje per shtypin eshte shfaqur 421 here. Ndryshimi i fundit i eshte bere me 2004-10-04.

|