Pershkrim i shkurter i projektit nderkombetar
Departamenti i Kombeve te Bashkuara mbi Çeshtjet e Çarmatimit (DDA) ne bashkepunim me Apelin per Paqe te Gjykates se Hages (APGJH) do te perdore fondet e Fondacionit te Kombeve te Bashkuara si dhe fondet paralele te listuara me siper ne programin dy vjeçar. Qellimi kryesor eshte transformimi i shoqerise nga menyrat e dhunshme te jeteses ne ato paqesore. Nje synim tjeter eshte ai i fuqizimit te DDA per ta pozicionuar ate ne vendin e nje partneri strategjik ne lidhje me organizatat e tjera te OKB si dhe me organizata te tjera jo-qeveritare (OJQ) ne mbledhjen e armeve permes edukimit per paqe.
Programi eshte pregatitur gjate nje periudhe gjashte-mujore (Dhjetor 2001-Qershor 2002) me mbeshtetjen e nje granti te akorduar nga Fondacioni i Kombeve te Bashkuara. Gjate kesaj periudhe, stafi i APGJH dhe DDA vizituan faqet ne internet te programeve te propozuara, u keshilluan me drejtuesit me te larte te projektit per te hedhur bazat e mirebesimit ndermjet paleve si dhe te njohjes se nevojave vendase. Ne vijim jane bere takime me UNICEF-in dhe agjensi te tjera te OKB ne New York dhe vende te tjera me qellim shkembimin e eksperiencave dhe pikepamjeve te krijuara nga puna e tyre me edukimin per paqe dhe mbledhjen e armeve te lehta.
Programi “Edukim per Paqe dhe Çarmatim” eshte aplikuar ne rajone te ndryshme ne kater shtete ku projektet “Armet ne kembim te zhvillimit” jane zbatuar ose jane ne proces e siper te realizimit. Shtetet dhe rajonet perkatese jane: Shqiperi (Gramsh dhe Shkoder), Kamboxhia (rajoni i Kampong Chhnang), Nigeri ( N’guigmi) dhe Peru (Lima).
Partneriteti i krijuar forcon edhe me shume punen per edukimin per çarmatim te bere nga DDA dhe qendrat e tij rajonale duke shfrytezuar burimet edukative dhe mesimore te APGJH dhe punen e bere nga kjo organizate me organizata te bazuara ne komunitetet ku ajo vepron. APGJH do te stervise mesues ne menyre qe ata te perdorin modele edukative qe jane provuar se rrisin arritjet mesimore dhe zvogelojne dhunen mes femjeve te moshes shkollore.
Programi eshte krijuar ne menyre te atille qe misioni te mund te vazhdohet nga qeverite vendase dhe organizatat jo qeveritare edhe pas periudhes dy vjecare te grantit si brenda ashtu dhe jashte rajonit., dhe qe arritjet dhe elemntet e suksesshem te mund te riperseriten ne vende te tjera.
|
Titulli i Projektit: |
Zhvillimi i Iniciativave mbi Edukimin per Paqe dhe Çarmatim me qellim çarmatimin e te miturve dhe te moshave te reja. |
|
Numri i Projektit: |
DDA-GLO-02-235 |
|
Tema e Programit: |
Paqe, Sigurim, te Drejtat e Njeriut |
|
Kohezgjatja |
2 vjet |
|
Dita e Hapjes se Aktivitetit |
Shkurt 2003 |
|
Vendi: |
Kryesisht ne: |
Shqiperi (Shkoder dhe Gramsh), Kamboxhia(Kampong Chhnang), Nigeri (N'guigmi), Peru (Lima) |
|
Se dyti: |
Zyrat qendrore te OKB, NewYork |
|
Emri i organizates se OKB pergjegjese per menaxhimin dhe identifikimin e agjensise drejtuese: |
Departamenti i Kombeve te Bashkuara (OKB) mbi Çeshtjet e Çarmatimit, dhe Qendrat e tij Rajonale ne Lima (Peru), Lomé (Togo) dhe Katmandu (Nepal) |
|
Partneret jashte organizmave te OKB |
Apeli per Paqe i Gjykates se Hages (APGJH) | [ Zip & Download ]
Ne kete dosje shtypi:Kjo dosje per shtypin eshte shfaqur 863 here. Ndryshimi i fundit i eshte bere me 2004-09-22.

|