|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Veprimtarite Kryesore te CPDE
Aktivitetet ne Gramsh
- Projekt mbi edukimin per çarmatim, paqe dhe demokraci ne shkollat e mesme:
- Trajnim i mesuesve mbi edukimin per paqe dhe çarmatim dhe integrimin e tij ne fusha te veçanta akademike.
- Asistim ne krijimin e gazetes se shkolles e cila fokusohet ne publikimin e historive mbi misionin e mbledhjes se armeve, alternativave ndaj akteve te dhunshme si dhe ndertimit te marredhenieve me njerezit.
- Asistim ne rritjen e bashkepunimit ndermjet studenteve te zonave rurale dhe atyre urbane si dhe ne kthimin e zonave te konfliktit ne fusha sportive te aksesueshme nga nje publik i gjere.
- Ndihme ne pajisjen e laboratoreve te kompjuterave dhe lidhjen me internet ne shkollat e mesme te rajonit me qellim shkembimin e informacioneve dhe mesimeve mbi edukimin per paqe dhe çarmatim.
- Mbeshtetje ne ndertimin e nje sistemi pjesemarres te qeverise se studenteve, krijimi i ndermjetesimit studentor per zgjidhjen e konflikteve, si dhe studime mbi zgjidhjen e konflikteve.
- Mbeshtetje ndaj bibliotekes se qytetit per edukimin per paqe dhe çarmatim.
- Ngritja e Qendres se Artit dhe Kultures e cila merret me nxitjen e paqes, çarmatimit dhe tolerances nepermjet artit, duke mbeshtetur projektet qe lidhen me temat e mesiperme, te organizuara nga Pallati i Kultures dhe nga Qendra Kulturore e Femijeve.
Aktivitetet ne Shkoder
Identifikim i grupit menaxhues ne Shkoder
- Shkembim eksperience ndermjet Gramshit dhe Shkodres
- Trajnim i trajnuesve dhe mesuesve nga shkollat e perzgjedhura te rajonit mbi metodat e edukimit per paqe dhe çarmatim. Trajnimi do te behet ne debat, aftesi komunikuese, aftesi te zgjidhjes se konflikteve dhe aftesi drejtuese.
- Organizim i debateve dhe diskutimeve publike mbi temat: toleranca, paqja, çarmatimi, zgjidhja e konflikteve, te drejtat e njeriut; keto aktivitete u mbuluan edhe nga mediat lokale ne Shkoder.
- Ndermjetesim dhe mbeshtetje per aktivitetet edukative dhe çlodhese, si p.sh. olimpiadat ne fushen e filozofise, artit, literatures dhe te lendeve te tjera shoqerore me qellim nxitjen e tolerances, paqes, çarmatimit, zgjidhjes se konflikteve dhe te drejtave te njeriut.
- Organizim i seminareve dhe aktiviteteve sensibilizuese mbi ceshtjet gjinore pasi ato lidhen me perdorimin e armeve dhe reduktimin e konflikteve.
- Drejtimi i projekteve me teme çarmatimin, organizuar nga parlamenti rinor i Shkodres.
- Bashkepunim mbi çeshtjet e çarmatimit dhe te paqes me qeverite studentore dhe organizma te tjera shkollore lokale.
Organizim i aktiviteteve te perbashketa ndermjet shkollave mbi temat e lartpermendura.
Rezultatet e pritshme per te gjithe
- Trajnim i nje stafi mesuesish prej 10 vetave si dhe 2-3 koordinatoreve te cilet nga ana e tyre do te trajnojne nxenesit dhe komunitetin.
- Bashkepunim ndermjet dy zonave, ajo e Gramshit dhe ajo e Shkodres, me qellim gjetjen e pervojave me te mira.
- Rritje e tolerances dhe mirekuptimit e pasqyruar ne sjellje me pak te dhunshme, sidomos ne institucionet arsimore.
- Hartimi i moduleve trajnuese dhe udhezimeve ne lidhje me edukimin per paqe dhe çarmatim ne nivel kombetar.
- Perkthim dhe/ose adaptim i materialeve mesimore te APGJH (Apeli per Paqe i Gjykates se Hages)
[ Zip & Download ]
Ne kete dosje shtypi:Kjo dosje per shtypin eshte shfaqur 1028 here. Ndryshimi i fundit i eshte bere me 2004-09-24.

|
|
|
|
|
Copyright © 2004 CPDE Albania. Te gjitha te drejtat te rezervuara. Me perjashtim te rasteve te specifikuara ne faqe te vecanta, materialet ne kete site mund te perdoren per qellime edukative apo informimi, por me kusht qe te permendet edhe burimi i tyre.
Faqja e Internetit u krijua dhe mirembahet nga Erion Elmasllari Software Engineering. Perkthimet e materialeve nga Ejona Shundi.
|