Identifikimi i Projektit dhe Formulimi i tij
Projekti eshte nje nisme e DDA ne kuadrin e perpjekjeve te vazhdueshme per te ulur nivelin e dhunes se ushtruar me arme ne bote, me qellim ruajtjen e paqes dhe sigurise ne nivel nderkombetar. Ne vazhden e perpjekjeve te suskesshme per mbledhjen e armeve dhe te programeve te tjera te lidhura me te, DDA ka organizuar takime me zyrtare te qeverive mikpritese si dhe me agjensite e OKB per te inkurajuar mbledhjen e armeve nepermjet proceseve edukimore mbi paqen me qellim uljen e nivelit te dhunes me arme dhe rritjen e shanseve afatgjata te rezultateve pozitive nga programet e mbledhjes se armeve.
Ne hartimin dhe implementimin e nje programi te ketij lloji, DDA ka kerkuar ndihmen e Apelit per Paqe te Gjykates se Hages, nje Organizate Jo-Qeveritare e cila mban lidhjet e saj ne nivel boteror me 130 organizata te paqes dhe drejtesise. Nje nga iniciativat me te medha te nderrmara nga Apeli i Gjykates se Hages eshte Fushata Boterore mbi Edukimin per Paqe. Bazuar mbi kete aktivitet DDA kerkoi asistencen e Apelit te Hages per te zhvilluar Programin Edukimor mbi Paqen dhe Çarmatimin ne menyre qe te perdoret nga shkollat fillore dhe ato te mesme, nga institucionet publike te vendeve mikpritese si dhe zhvillimin e programeve trajnuese. Fondet e dhuruara nga FKB per gjashte-mujorin e pare te ketij projekti na ka mundesuar te zhvillojme nje program dyvjecar i cili do te vihet ne jete ne Shqiperi, Kamboxhia, Nigeri dhe Peru. Kater misionet e mbledhjes se fakteve kane pasur per synim konsultatat me autoritetet lokale dhe ato vendore, policine, OJQ, drejtues te sekteve te ndryshme fetare, mesues, studente dhe gra. Takimet e realizuara bene te mundur identifikimin e burimeve se nga do te hidheshin themelet e edukimit mbi paqen. Nder te tjera, seminaret u mbajten ne te kater shtetet mikpritese me synim demonstrimin e modeleve te programeve edukimore mbi çarmatimin. Gjate etapes fillestare te programit jemi konsultuar me eksperte te qeverive, perfaqesues te OKB, dhe anetare te misioneve afatgjata te OKB ne te kater shtetet perkatese. Gjithashtu jemi konsultuar edhe me qendra te OKB me misione paqeruajtese ne Ameriken Latine, Afrike, Azi dhe ne Paqesor.[ Zip & Download ]
Ne kete dosje shtypi:Kjo dosje per shtypin eshte shfaqur 1316 here. Ndryshimi i fundit i eshte bere me 2004-09-22.

|