Mbulimi ne media
Me 9 Qershor 2004, televizioni me prestigjioz ne Shqiperi, Top Channel, ftoi pjesemarresit e debatit kombetar mbi armet e lehta ne programin e njohur televiziv Top Show. Te pranishem ne shfaqje ishin dhe personalitete te shoqerise civile, perfaqesues te policise, dhe te Organizates se Kombeve te Bashkuara. Shfaqja trajtoi temat e kontrollit te armeve dhe edukimit per paqe dhe çarmatim. Keto çeshtje jane ende probleme te dites, veçanerisht pas krizes se vitit 1997, vit ky ne te cilin njerezit rrembyen armet pas shkaterrimit te institucioneve shteterore. Debati televiziv u ndez me hedhjen e hipotezave mbi strategji te mundshme per kontrollin e armeve nga disa pjesemarres te cilet argumentonin se ashtu sikurse ne Amerike, njerezve u duhet dhuruar liria e mbajtjes se armeve te lehta duke i bere ata pergjegjes se ruajtjes se sigurise vetjake. Argumenti i lartpermendur u hodh poshte mjaft lehte. Per kundershtaret, nje rritje e pajisjes se shtetasve me arme, do te thote rritje e pasigurise. Ata deshmuan se eksperienca amerikane na meson ne te kundert se mbajtja e armeve nxit rritjen e dhunes e jo ashtu siç pretendohet, uljen e saj. Ne vazhdim te debatit u diskutua bomba atomike ne Hiroshime duke e çuar rrjedhen e bisedimeve ne rrezikun qe kanos prodhimi dhe perhapja e armeve berthamore ne bote. Folesit u perqendruan jo vetem ne humbjet e panumerta ne jete njerezish, por edhe ne rrezikun qe paraqesin 5 shtetet e njohura zyrtarisht si prodhuese te armeve berthamore dhe 3 te tjera jo zyrtare. Nje teme tjeter e debatuar ishte edhe ajo e perqendrimit te fondeve ne rang boteror ne ushtri dhe pajisje ushtarake, duke krijuar keshtu premisat per luftra dhe konflikte te ardhshme.
Nje teme tjeter interesante ishte dhe ajo mbi misionin e aktoreve nderkombetare ne Shqiperi, sikurse eshte dhe misioni i Kombeve te Bashkuara, me perpjekjet e tij per perhapjen e edukimit per paqe dhe çarmatim ne vend. Nje perfaqesues i PNUD ne Shqiperi foli me gjere rreth kontributit te çmuar ne mbledhjen e armeve nga programi i kesaj organizate, Armet ne Kembim te Zhvillimit. Ky program ofron ndihma ne infrastukture ne kembim te armeve. Edukimi per paqe dhe çarmatim u diskutua si nje nga menyrat mbeshtetese te mbledhjes se armeve. Ne veçanti, projekti per edukimin per paqe dhe çarmatim ne Shqiperi, nje iniciative e perbashket nga Departamenti per Çeshtjet e Çarmatimit te OKB dhe Organizata shoqerore Apeli i Hages per Paqe, synon mbeshtetjen e mbledhjes se armeve nepermjet programeve edukimore per paqen ne ambjentet shkollore dhe ato me gjere ne shoqeri. Duke perdorur burimet lokale per paqen, projekti ka per qellim krijimin e alternativave paqesore ndaj armeve dhe dhunes ne Shqiperi. Projekti u pergjigjet nevojave te shkollave e komuniteteve permes trajnimeve e vleresimeve te vazhdueshme. Pjese e projektit eshte edhe ndihma ne infrastukturen e shkollave pajisjen e tyre me kompjutera dhe teknologji te fundit me qellim shmangien e hendeqeve qe krijohen nga metoda te vjetra mesimore. Kjo ndihmon ne promovimin e nje sistemi te hapur dhe demokratik edukativ ne vend. Nder aktivitetet e projektit ju permendim punen e vazhdueshme per trajnimin e mesuesve, zhvillimin e qeverive studentore dhe udheheqesve perkates, ngritjen e klubeve te debatit te cilat stimulojne mendimin kritik ndaj çeshtjeve mbi paqen dhe çarmatimin ne nivel lokal dhe ate global. Gershetimi i te gjithave sa thame me siper kontribuon ne ate qe quhet proces afatgjate psikologjik i çarmatimit.
Diskutimet televizive jane nje menyre shume e mire dhe e rendesishme per venien ne dukje te rendesise qe ka çarmatimi ne hapat drejt zhvillimit te shoqerise shqiptare. Nerkohe qe shume veta jane te ndergjegjshem se armet shkaktojne kaos ne shoqerite qe i perdorin, te pakte jane ata te cilet dine se inciativat mbi edukimin per çarmatim mund te ndihmojne ne parandalimin afatgjate te dhunes se ushtruar me arme. Diskutimet publike çojne edhe me tej procesin e çarmatimit te mendjes njerezore dhe krijojne premisa per zhvillimin e demokracise. [ Zip & Download ]
Ne kete dosje shtypi:Kjo dosje per shtypin eshte shfaqur 857 here. Ndryshimi i fundit i eshte bere me 2004-09-24.

|