Veprimtarite ne Shkoder
Ketu do te gjeni pershkrime te hollesishme per te gjitheveprimtarite kryesore te projektit tone ne rrethin e Shkodres. Ato jane:
- Trajnimi i mesuesve dhe trajnuesve te tjere nga shkollat e zgjedhura ne metodat e edukimit per paqe dhe çarmatim dhe fushat e debatit, aftesive te komunikimit, aftesive te zgjidhjes se konflikteve, dhe aftesive drejtuese.
- Organizimi i debateve dhe diskutimeve publike per tolerancen, paqen, çarmatimin, zgjidhjen e konflikteve dhe te drejtat e njeriut, dhe pasqyrimi i ketyre veprimtarive ne media
- Mbeshtetja per veprimtari çlodhese dhe edukative ne fushat e letersise, filozofise, artit, studimeve shoqerore ne shkolle dhe jashte saj me synim nxitjen e tolerances, paqes, çarmatimit, zgjidhjes se konflikteve dhe te drejtave te njeriut.
- Seminare per problemet gjinore dhe aktivitete ne kete fushe, sidomos per rolin e ketyre problemeve ne mbledhjen armeve dhe zgjidhjen e konflikteve
- Mbeshtetje per projektet e lidhura me çarmatimin te organizuara nga parlamenti rinor i Shkodres
- Puna me qeverite studentore dhe organizata te tjera shkollore mbi çeshtje te paqes dhe çarmatimit
- Organizimi i veprimtarive te perbashketa midis shkollave te ndryshme me teme tolerancen, paqen, çarmatimin, zgjidhjen e konflikteve dhe te drejtat e njeriut
[ Zip & Download ]
Ne kete dosje shtypi:Kjo dosje per shtypin eshte shfaqur 382 here. Ndryshimi i fundit i eshte bere me 2004-10-04.

|