Trainime te Organizuara nga CPDE
Shkolla verore per Zgjidhjen e Konflikteve
Ne fillim te muajit shtator 2003 ne qytetin e Gramshit u mbajt shkolla verore gjashte-ditore mbi zgjidhjen dhe transformimin e konflikteve. Ky aktivitet u organizua me ndihmen e trajnuesve nga Fondacioni per Zgjidhjen dhe Pajtimin e Konflikteve dhe Instituti per Studimet Pedagogjike. Grupet qe perfituan ishin 22 mesues nga shkollat e mesme ne Gramsh dhe Shkoder. Meqenese trajnimet e meparshme konsistonin ne te drejtat e njeriut dhe tolerances, ne kete aktivitet vemendja eshte drejtuar tek edukimi per zgjidhjen e konflikteve dhe transformimin. Shkolla verore u ideua me qellimin e trajnimit per trajnuesit, dhe ofroi a) njohuri mbi zgjidhjen e konflikteve dhe b) perdorimin e njohurive te marra ne ambjentet e shkolles. Per te arritur keto objektiva, ne u mbeshtetem ne burimet edukimore te APGJH dhe ne eksperiencen e trajnuesve nga Fondacioni te cilet kane punuar ne kete fushe qe prej vitit 1997. Pjesemarresit dhane vleresime pozitive per aktivitetin dhe u shprehen se ky ishte shume frytdhenes per ta pasi ata kishin nisur tashme te zhvillonin plane mesimore lidhur me zgjidhjen e konflikteve.
Trajnim mbi diskriminimin seksual
Mesues dhe te rinj ne qytetin e Shkodres dhe te Gramshit u trajnuan edhe ne fushen e diskrimiminimit seksual. Ne i kushtuam ketij trajnimi dy dite te plota pune gjate te cilave studentet dhe mesuesit u trajnuan duke perdorur materialet e Qendres se Gruas ne Shqiperi. Objektivat e ketij trajnimi ishin:
- Te kuptuarit e njohurive dhe koncepteve themelore te kesaj fushe
- Ofrimi i njohurive dhe aftesive ne nxitjen e barazise ndermjet sekseve te ndryshme ne vend
- Rekrutimi i personave me deshiren e mire per te vazhduar kete mision
- Inkurajimi i zhvillimit te aftesive personale te individeve pjesemarres ne perfshirjen e studimeve ne analiza dhe plane te ardhshme
Trajnimi beri te mundur pjesemarrjen aktive te te gjithe pjesemarresve duke i stimuluar ata te bejne plane per futjen e edukimit mbi diskriminimin seksual ne shkolla, familje dhe hapesirat shoqerore. Pas ketij trajnimi, klubet e debatit vazhduan punen e tyre me organizimin e debateve publike lidhur me diskriminimin seksual duke perdorur rezoluten e famshme Grate kane vlere e sponsorizuar nga APGJH. [ Zip & Download ]
Ne kete dosje shtypi:Kjo dosje per shtypin eshte shfaqur 1143 here. Ndryshimi i fundit i eshte bere me 2004-09-24.

|